Javët 1–2 të TET: 24.11.2017

Oltjon Valisi
Albania’s Business Generation
3 min readNov 26, 2017

Eventi hyrës i TET

E Hënë, 13 Nëntor 2017, tek Destil Hostel Tirana

Foto gjatë prezantimit të TET.

Nxënës të shoqëruar nga prindërit dhe partnerë nga sipërmarrja ishin të ftuarit special në eventin hyrës të prezantimit të programit TET në sallën e aktiviteteve pranë Destil Hostel Tirana.

Dita e parë e TET

E Martë, 14 Nëntor 2017, tek Kolegji Universitar TBU

Dita e parë kishte si qëllim kryesor njohjen e nxënësve me facalitatorët, si dhe informimin e tyre mbi rregulloren e programit. Përmes metodës Speed Dating nxënësit prezantuan vetëveten te nxënësit e tjerë pjesëmarrës. Gjithashtu, nxënësit u informuan mbi vizitën pranë Dendem duke u ikurajuar të informohen paraprakisht rreth aktivitetit të kompanisë, si dhe të mendonin për pyetje të dobishme të cilat i ndihmojnë në rrugën e tyre drejt sipërmarrjes.

Vizitë tek Dentem

E Mërkurë, 15 Nëntor 2017, tek Dentem, Innovation Hub Tirana

Foto me z. Alen Saqe, bashkëthemelues i Dentem

Alen Saqe, bashkëthemelues i Dentem, startup për menaxhimin e klinikave dentare dhe më tepër, mirëpret për bashkëbisedim nxënësit e programit TET. Alen argumenton si lindi ideja e këtij biznesi, vështirësitë që kanë hasur në sipërmarrje, motivimin që ka i nxitur të besojnë mbi projektin e tyre, mënyrën e ndërtimit të ekipit, pjesëmarrjen në konkurse të ndryshme për testimin e idesë dhe gjetjen e financuesve potencial, si dhe planet për të ardhmen. Të gjithë nxënësit drejtuan pyetje të ndryshme mbi aspekte personale dhe profesionale të rrugëtimit në sipërmarrje të Alenit.

Nis Projekti i Sponsorizimit

E Enjte, 16 Nëntor 2017, tek Kolegji Universitar TBU

Nxënësit diskutojnë mbi vizitën në Dentem nën moderimin e facilitatorit Eneriko Hajdaraj. Më pas nxënësit prezantohen me projektin e sponsorizimit — ku ftohen të vendosin për krijimin e një produkt të mbuluar tërësisht nga sponsorizime të siguruara nga vetë nxënësit. Nxënësit u organizuan në skuadra sipas veprimtarive që do të angazhohen.

Dita e katërt e TET

E Martë, 21 Nëntor 2017, tek Protik

Foto me z. Ergest Nako, Menaxher Komuniteti tek Protik

Nxënësit mirëpriten në Protik, qendër për fuqizimin ekosistemeve të TIK dhe të sipërmarrjes, nga z. Erges Nako, menaxher komuniteti. Z. Nako i njeh me aktivitetin dhe misionin e Protik, projektet aktuale dhe të ardhshme të organizatës. Më pas. z. Nako, shpjegon rrugëtimin e tij profesional, duke ofruar disa këshilla për nxënësit për nisma sipërmarrëse.

Koha për ndërtimin e shpirtit të skuadrës

E Mërkurë, 22 Nëntor 2017, tek Kolegji Universitar TBU

Nxënësit trajnohen mbi mënyrën se si duhet të ndërtojnë ekipin. Nxënësit u ftuan të marrin pjesë në disa aktivitete që i ndihmoi të përshtaten me njëri tjetrin si dhe të vlerësojnë kompetencat profesionale të secilit.

Dita e gjashtë e TET

E Enjte, 23 Nëntor 2017, tek Kolegji Universitar TBU

Nxënësit rikujtohen mbi ditarët që duhet të dorëzojnë, trajnohen mbi pyetjet efektive që rekomandohen gjatë vizitave në biznese, inkurajohen për të komunikuar on-line me facilitatorët dhe drejtuesit e programit, vendosin detyrat mbi projektin e sponsorizim për secilin grup, trajnohen mbi mënyrën e komunikimit/prezantimit me sipërmarrje potenciale, si dhe diskutohet mbi TET talks — një organizim për secilin nxënës t’i tregojë historinë shokëve/shoqeve të tyre në TET.

--

--