Javët 3–6 të TET: 24.12.2017

Eneriko Hajdaraj
Albania’s Business Generation
5 min readDec 24, 2017

Brainstorming mbi projektin e sponsorshipit

E Enjte, 30 Nëntor, tek Kolegji Universitar TBU

Grupet e krijuara për zhvillimin e projekti të sponsorshipit bëjnë brainstorming dhe diskutojnë mbi strategjinë se si do operojnë për realizimin e projektit. Një seancë shumë frutdhënëse duke shkëmbyer mendime dhe eksperienca nga vetë nxënësit.

Vizitë në Kompani

E Martë, 5 Dhjetor, tek Coca-Cola Bottling Shqipëria

Gjatë vizitës në kompaninë Coca-Cola Bottling Shqipëri.

Nxënësit pjesëmarrës në programin TET patën mundësin të vizitonin nga afër CCBS (Coca-Cola Bottling Shqipëri). Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e CCBS ndanë me nxënësit historinë që nga fillimet e krijimit të pijes Coca-Cola por edhe fillimet e CCBS në Shqipëri, gjithashtu folën me nxënësit për vizionin, strategjinë dhe përgjegjësin sociale të kompanisë që kishte një rendësi të veçantë. Nxehësin u njohën nga afër më të gjithë procesin e prodhimin në kompani duke filluar nga lënda e parë e deri te produkti përfundimtar për shitje.

Vazhdon puna për projektin e sponsorshipit…

E Mërkurë, 6 Dhjetor, tek Kolegji Universitar TBU

Me nxënësit u vijua te diskutohej për ecurinë e projektit te sponsorizonit. U trajnuan per mënyrën e përzgjedhjes së kompanive potencial për sponsorizim si dhe format efektive të komunikimit e prezantimit të projektit.

Trajnim mbi vendosjen e objektivave

E Enjte, 7 Dhjetor, tek Kolegji Universitar TBU

Nxënësit së bashku me facilitatorët bëjnë analizën e projektit të sponsorshipit. Nxënësit u ndanë në dy grupe. Grupi i parë përbëhet nga grupi i sponsorëve dhe ai i design-it, këto dy grupe u trajnuar për mënyrën e planifikimit të projektit. Grupi i dyte u përbë nga grupi i financës dhe ai i prodhimit, këto dy grupe u trajnuan për vendosjen e objektivat sipas metodologjisë SMART nga facilitatori Eneriko Hajdaraj. Nxënësit arritën të vendosnin disa objektiva të cilat ishin te matshme, specifike dhe të arritshme në kohë.

Vizitë në Kompani

E Martë, 12 Dhjetor, tek Tirana Business Park

Gjatë vizitës në ambientet e Tirana Busines Park

Përfaqësuesit e shitjeve të Tirana Business Park iu shpjegojnë nxënësve të programit TET konceptin e të punuarit në një hapësirë të përbashkët me sipërmarrës nga fusha te ndryshme. Në bashkëbisedim nxënësit patën mundësi të njihen me avantazhet e këtij parku biznesi. Të shoqëruar nga facilitatoret dhe manaxheret e shitjes nxënësit zhvilluan një tur në ambientet e Tirana Business Park. Disa nga nxënësit e vlerësuan si një mundësi për të vendosur biznesin e tyre në të ardhmen.

Vizitë në Kompani

E Mërkurë, 13 Dhjetor, tek ALUFLOR Construction Group

Gjatë vizitës në kompaninë ALUFLOR

Nxënësit vizitojnë kompaninë Aluflor, me aktivitet në fushën e ndërtimit me ekspertize të lartë në konceptimin, projektimin, përpunimin dhe ndërtimin e fasadave. Kristi Topci, Menaxher i Shitjeve në Aluflor i njeh me aktivitetin e kompanisë, mënyrën e organizimit si dhe projektet e realizuara dhe të ardhshme.

Vizitë në Kompani

E Enjte, 14 Dhjetor, tek Xheko Imperial

Gjatë vizitës në Hotelin Xheko Imperial

Nxënësit në vizitën që kryen te Xheko Imperial u njohën me një tjetër sektor të sipërmarrjes në Shqipëri. Në bashkëbisedim, Znj. Eni Serbo Xheko tregoi se si është të menaxhosh një biznes i cili përbëhet nga lidhjet familjare, vështirësitë si edhe pikat e forta që kjo mënyrë organizimi ka.

Znj. Eni Serbo Xheko pohoi gjithashtu edhe ofertat që ka pasur për bashkëpunim me rrjete ndërkombëtare hotelesh si ajo e rrjeteve Hilton. Nga kjo vizitë nxënësit kuptuan rëndësinë e rikonceptimit të biznesit si një nevojë e te qëndruarit në treg si edhe rëndësinë e marketingut gojë më gojë. (mouth to mouth)

Trajnime specifike në bazë të grupeve

E Martë, 19 Dhjetor, tek Kolegji Universitar TBU

Grupi i dizajnit i nxënësve të TET dhe Rodrig Naska (djathtas) gjatë sesionit të trajnimit

Në kuadër të projektit të sponsorshipit nxënësit u trajnuar në mënyrë specifike sipas grupeve qe i përkisnin. U zhvillua trajnimi nga Rodrig Naska për grupin e design, nxënësit u ftuan të tregojnë se çfarë ndjesish iu jepte produkti promocional, në shumëllojshmërinë e ndjesive nxënësit duhet të zgjidhnin vetëm një dhe të tregonin karakteristikat e asaj ndjesie nëpërmjet ngjyrave, si edhe rëndësia e pamjes vizuale që produkti promocional duhet të ketë. Gjithashtu u trajnua grupi i financës nga Znj. Albana Veshi, nga Balkans Capital, mbi rëndësinë e kostove dhe të ardhurave, shpjegimi i pikës kritike në sasisë dhe prodhim. U trajnua edhe grupi i sponsorave ku facilitatori Oltjon Valisi tregoi rëndësinë e paraqitjes përpara sponsorave potencial, gjithashtu facilitatori Eneriko Hajdaraj zhvilloi një sension të metodës elevator pitch, ku nxënësit u vendosën përballë sponsorit potencial dhe kishin mundësi të paraqisnin projektin e tyre në vetëm një minutë kohë. Kjo metodë kishte si qëllim që nxënësit të demonstrojnë aftësinë e tyre bindëse duke shtjelluar vetëm pikat kyçe të projektit të sponsorshipi.

Vizitë në Kompani

E Enjte, 21 Dhjetor, tek Microsoft Albania

Gjatë vizitës në zyrat e Microsoft Albania me Znj. Pijaneci (djathtas)

Nxënësit patën mundësin të vizitonin një nga liderët në tregun e teknologjisë në arenën ndërkombëtare dhe atë shqiptare. Nxënësit u njohën me misionin dhe strategjitë e Microsoft Albania nëpërmjet manaxheres së marketingut Znj. Joli Pijaneci.

Znj. Pijaneci tregoi rrugëtimin e kompanisë në Shqipëri që nga fillesat e saj në vitin 2008. Misioni i kompanisë ishte në rolin e partnerit të bizneseve shqiptare për ti suportuar dhe për të qenë sa më afër kërkesave të tyre. Kompania aktualisht manaxhohet nga dy persona dhe çdo politikë e kompanisë hartohet nga dega qendrore e Sllovenisë që ishte përgjegjëse edhe për 11 vende e tjera. Nxënësit mësuan një mënyrë të re se si mund të manaxhohet një kompani dhe proceset e saj pa nevojën e domosdoshme të punonjësve fizikisht, por me anë të programeve të manaxhimit që koordinojnë çdo aktivitet.

--

--