Eh Konsullata! — ose si te harxhojme leket e taksapaguesve kot

misterK
albanian.nyc
Published in
6 min readSep 15, 2016

Kryeministri Edi Rama prezantoi si nje sukses te madh aplikacionin e ri e-konsullata:

Le te shikojme se bashku se cfare ben ky aplikacion dhe sa i dobishem eshte ne te vertete :)

Menuja kryesore

Duke hapur aplikacionin shikojme menune kryesore, dhe deri ketu ishim shume pozitiv qe ky aplikacion mund te ishte i dobishem. Design i thjeshte dhe funsional, dero ketu mire, vazhdojme me tej me navigimin ne cdo seksion te aplikacionit.

Lista e shteteve do te na jape listen e vendeve ku mund te shkojme me vize, e ku pa vize (e kote te themi qe fale shtetit tone te dashur pothuajse kudo na duhet viza, pervec vendeve shengen ku na favorizoi historia + gjeografia + doktori)

Duke klikuar ne nje shtet shikojme faqen e shtetit me menu te thjehste, por edhe konfuze ne te njeten kohe. Thjeshtesia eshte perseri tek design, me kater buton, por problemi eshte se sherbimet/njoftime jane te njetat per secilin shtet ndaj dhe do te kishte pasur me shume kuptim qe te kishin qene ne menune kryesore.

Skeda jep informacione mbi shtetin dhe kontaktet informacionet e ambasades/konsullates. Keto informacione mund ti gjesh fare lehte edhe ne google me nje keword te thjesht pa pasur nevoje te instalosh nje app extra, por gjithsesi deri ketu jemi ok sikur gjithcka tjeter te jete e dobishme

Skeda e informacionit na jep te dhenat e shetetit, fakte qe fare mire i gjen online, ne wikipedia, apo fbi fact book, e qe nuk jane te dobsihme nese je emigrant ne ate shtet, pasi me shume siguri jane informacione qe i di mire. Nese je student gjeografie, por ske liber, ky app mund te jape info mbi shtet qe as emrin nuk u a di mire :)

Kontaktet e ambasades se nje shteti jane te dobishme, por ne fakt ka mbi 10 vjet qe cdo ambasade ka faqen e vet me te njetat info, ndaj ja vlen te instalosh nje app vetem per kete? Jo!

Sherbimet, kjo eshte pjesa me deludente e tere aplikacionit, ky eshte thelbi qe mungon ne kete sherbim. Sikur ky app te kishte vetem nje funksion, ky do ishte ai, dhe ne kete sherbim deshton ne menyre te mjerushme.

Ne fakt eshte vetem nje liste me sherbime, qe aplikacioni nuk ofron, jep cmimet, por asgje tjeter. Nuk behet fjale qe dokumentin qe te duhet ta kerkosh online nga app, te besh pagimin online, e te dergohen ne shtepi me poste, por ky app as qe te jep informacione mbi cfare te duhet per nje dokument/sherbim. Pra eshte vetem nje humbje e madhe kohe. Perderisa ky sherbimet nuk ekisistojne recensioni yt do te jete negativ per kete app.

Per te njetin sherbim ne afganistan paguan ne euro, e ne usa me $, populli i shqipeve eshte vend absurd, dhe kete absurditet e perkthejme ne gjithcka

Njoftimet jane sic e thame me lart ne seksion e gabuar, ne ate te shteteve, por ne fakt lajmet jane te njetat per cdo shtet. Mund te mendosh se duke zgjedhur Italine do keni njoftimet vetem per ata qe jetojne atje, por jo e keni gabim, do lexoni gjithcka. Grafika e listes se njoftimeve eshte jo e optimizuar, pasi perdoret hapesire e panevojme ne ui, ose mbase mungon nje preview e permbajtjes se teksti, por keto jane gjera te vogla qe rregullohen. Serish ky eshte nje sherbim i padomosdoshem per kete aplikacion, pasi ka burime te tjera plot ku mund te ndjekesh lajmet (ministria mund te bente nje app te dedikur per kete).

Faqja e leximit te lajmit eshte ok, ne fakt tere ky seksion duket si nje lexues feed rss.

Te njetin seksion e shikojme ne menune kryesore (aty ku i perket)

Deri ketu mbuluam seksionin e pare te aplikacionit, ate te shteteve, kthemi ne menune kryesore dhe vazhdojme me tre seksionet e tjera qe na mungojne.

Ky eshte seksioni me i dobishem i ketij app, pavaresisht se te njetat informata i merr online me nje kerkim te thjeshte ne google.

Me pare pame seksionin e njoftimeve te nejtin do ta shikojme edhe ne menune kryesore

Raportimi sygjerimi eshte nje form i thjeshte qe dergon mesazhin e perdoruesit te stafi.

Na ka ngelur per te analizur regjistrimi i perdoruesit, funksionaliteti qe perseri na zhgenjen. Ne fakt identifikimi i perdoruesit duhet te ishte hyrja kryesore ne kete aplikacion, e me pas ne baze te te dhenave te jepte tere sherbimet. Ne fakt ky nuk eshte me shume se nje form qe ploteson, e qe me pas mund ta modifikosh ne cdo kohe. Ska asnje kritet, mund te perdoresh te dhena fallco, email qe nuk eksiston, por te pakten kane respektin e te kerkuarit te vendndoshjes (vendi fizkik, perdorim gps te telefonit tuaj per te dikur se ku je ne ate moment). Pavarsisht se ti shkon e modifikon profilin, app do te thote gjithmone qe ‘regjistrimi u krye me sukses’…, cte themi, nje tjeter sukses i qeverise Rama

Le te analizojme tani aplikacionin nga ana teknike.

Aplikacioni perdor si backend nje server: http://139.162.168.209 ne fakt nuk perdorin dot as nje domain, e nuk fshehin dot as direktorite qe nuk duhet te jene publike (lajm i mire ky per hackers)

Sic e shikojme ne kete screenshot, backend eshte ndertur mbi laravel, nje nga frameworks me te mire php , por me sa duket stafi ska pasur kohe qe te beje jo publike direktorite e framework. Ne fakt vetem direktori ‘public’ duhet te ishte publike..

Duke analizuar aplikacionin marrim vesh se eshte e zhvilluar nga nje kompani e qualtur almotech, dhe qe nje nga devs quhet Erion (pershendetje erion, dhe pastroje kodin para se ta publisho).

Ne analizuam versionin per android, qe aktualisht ma nga 100 me 500 downloads, nje numer shume i ulet, qe tregon sesa besim ka populli tek nisat e qeverise Rama. Rama ka pothuajse nje milion ndjekes ne fb, por me sa duket shqipetaret e ndjekin per te lexuar se deri ku shkon verbimi it tij..

imaxh i marre nga play store

https://play.google.com/store/apps/details?id=mfa.gov.al

Konkluzioni:

Ky aplikacion nuk ben ate qe duhet te beje, jape sherbime shqiptarve jashte vendit. Ne fakt nuk jep asnje informacion qe nuk gjejn ne google me nje kerkim te thjeshte. Per ne nuk ja vlen ta isntaloni ne telefonin tuaj :)

--

--