Projekti tjeter >

misterK
albanian.nyc
Published in
2 min readAug 31, 2016

Cdo njeri ka menyren e tij te organizimit te dites, punes dhe projekteve. Bazuar ne profesionin qe keni, mund te keni fleksibilitetin e berjes te disa zgjedhjeve, por shpesh here, puna ju detyron te ndiqni nje plan te caktur nga te tjeret (me ose pa deshiren tuaj).

ne kerkim te projektit tjeter…

Per fatin tim te mire puna dhe pasioni im ju afrohen shume njera tjetres (une jam software dev dhe punoj ne nje kompani me nje produkt qe me pelqen), por sic ndodh ne jeten e vertete, ato kurre nuk mund te perputhen. Do ishte e thjeshte te kerkosh nje pune tjeter, te besh dicka ndryshe, por problemi nuk eshte me shume tek puna sesa tek une. Cdo projekt apo ide, mund ta marr me qef dhe entuziasem, jam 100% te energjise time per ta realizuar, por nuk e di se pse, pas pak kohe humbas interesin ne te.

Ne kohen time te lire, mundohem qe te merrem me projekte personale, qe me shume jane sfida ndaj vetes nese une arrij ta bej dicka, teknologjine e shikoj si puzzle, dhe projeket i shikoj si sfida nese arrij qe te bej dicka. Normalisht 15 vjet eksperience ne kete fushe me kane mesuar qe me pune, dhe durim arrihet gjithcka, por pasi arrij te bej dicka ndiej boshllek, dhe tere energjia fillestare qe kisha humbet.

Sfida ime me e madhe, ajo per te cilen sfidoj veten cdo dite, eshte te arrij dhe gjej ‘projektin tjeter’. Projekti tjeter eshte ai per te cilin pjesa teknike, do jete vetm dicka e parendesishme, dhe sfida e vertete do jete qe energjine dhe entusiasmin te ma jape cdo dite. Ne projektet personale kam qene gjithmone shume i zoti qe te krijoj nje produkt me cilesi, por jo tere fazat qe vijne me pas (promovimi, update, abtesting, adaptimi ne dicka tjeter), dhe kjo sepse pak a shume per cdo projekt qe kam bere me inetresonte vetem sfida teknike e krijimit te dickaje. Normalisht cdo person ka limitet e veta, e per kete arsye nje projekt i suksesshem ka nje grup nga pas, me figura te ndryshme. Ka mjaft raste produket te menduar, krijuara e mbajtur nga persona te vetem, dhe qellimi im eshte te gjej inspirimin qe kane njerez kane pasur.

--

--