Shqiptaret e amerikes, mentaliteti ne kohen e baba qemos..
Une jam shqiptari tipik, te cilit i ka ikur jeta neper bote si emigrant.
I lindur e rritur ne shqiperi ne moshen 18 vjecare ika ne itali. Per nje djale te asaj moshe ishte nje ambient i ri, e nje mundesi per tu rritur e mesuar dicka te re. Pas 16 vjetesh ne italia, i integruar por jo i italianizuar, i zhgenjyer nga atdheu i dyte, erdha ne amerike.
Ne fakt qe i vogel kisha enderruar te ejtoja ne usa, dhe deshira mu realizua kur fitova llotarine amerikane, ashtu si shume shqiptar te tjere.Si cdo njeri qe shkon nga italia ne amerike, amerkia ishte nje zhgenjim i madh ne gjithcka, pervecse ne mundesite qe te jep per pune. Gjeta tere mundesite qe deshiroja, por gjithcka tjeter ishte shume ndryshe nga cfare prisja.
Eshte normale qe vende te ndryshme kane diferenca nga ushqimi, klima, kultura e gjithcka tjeter, pervec sistemit imperial qe me duket pa sens, me gjithcka tjeter ne amerike mesohesh, por ajo qe me zhgenjeu me shume, ishte mentaliteti dhe niveli i shqiptarve atje.
Shqiptaret ne itali ne pergjithesi jane njerez qe ne pergjithesi jane integruar, e me kete dua te them thithejne vlerave te kultures se re ku jeton, si edukata, moderimi, llogjikimi e keshtu me rradhe, gje e kundert me ate qe gjeta ne amerike. Shqiptaret ne amerike duket sikur jetojne ne maje te nje mali dikund ne shqiperi, jane te izoluar, te humbur ne mes te shume kulturave. Nese ne shqiperi shoqeria ka evoluar, shqipet kane ngel vend numro.
Mbase ky eshte fenomen amerikan, e mbase cdo komunitet i izoluar ka kete lloj sjellje, por kisha mendimin qe te pakten shqiptaret e rritur e edukuar ne amerike do te kishin pak a shume mentalitetin e nje shqiptari ne europe. Mbase edhe gabohem, por ky eshte mendimi im, tani pas 4 vjetesh ketu.
Do te ishte interesante te shikonim nje diskutim me shqiptare te ketij komuniteti.