26 arsye qesharake se përse foshnjat nuk i ze gjumi

BebiBucko
BebiBucko
Published in
2 min readMar 8, 2019

Disa nga shumë arsyet se përse bebat tuaj të vegjël duket se nuk do i zerë gjumi kurrë.

  1. Ka shumë vapë.
  2. Ka shumë ftohtë.
  3. Është shumë qetësi në dhomë.
  4. Paisja me muzikë po e mban atë zgjuar.
  5. Paisja me muzikë ka vendosur një muzikë të gabuar.
  6. Paisja me muzikë që keni blerë nuk e ka muzikën e caktuar që t’a vendosë bebin në gjumë.
  7. Po i dalin dhëmbët.
  8. Nuk po i dalin dhëmbët.
  9. Është duke u menduar për të gjitha gjërat që e kanë habitur gjatë ditëve të fundit.
  10. Mbase po mendon se sa herë mund t’i bëjë prindërit të shkojnë në dhomën e saj.
  11. Ka ngrënë shumë.
  12. Nuk ka ngrënë mjaftueshëm.
  13. Ka parë një ëndërr të keqe.
  14. Mbase ka parë një ëndërr të bukur dhe nuk di si t’ja u tregojë.
  15. Ka nevojë të flerë më herët.
  16. Mbase ka nevojë që të qëndrojë zgjuar akoma më shumë.
  17. Ka nevojë për një regjim gjumi.
  18. Ka nevojë të flejë kur t’a kërkojë.
  19. Do që të luash me të.
  20. Mbase është e lumtur që ka mundësinë për të qëndruar vetëm.
  21. Po sëmuret.
  22. Po e acarron duke e detyruar të flerë.
  23. Do që t’ia mbështjellësh shpatullat.
  24. Mbase do që t’i ketë krahët e lira dhe jo të mbuluara.
  25. Po përpiqet të kuptojë se për çfarë i shërbejnë krahët.
  26. Nuk ka ndonjë arsye pse po qan. Thjesht do që të tallet me ty.

--

--