7 arsye të natyrshme se përse foshnjat qajnë

BebiBucko
BebiBucko
Published in
2 min readMar 7, 2019

Ndonjëherë, kur kërkon të zbulosh se përse foshnja jote po qan, të bën edhe ty të qash. Për t’ju ndihmuar, më poshtë mund të zbuloni një listë me shtatë arsye se përse bebet qajnë.

  1. Ç’mund të kenë pelenat?
    Përveç se pelenat duhen ndërruar kur ato janë të ndotura, në disa raste, foshnjat qajnë kur ato janë të ngushta. Ka erdhur koha për një numër më të madh.
  2. “Po flas me ty, mami!”
    Bebet nuk duan që t’i injorosh. Këndojuni një ninullë ose jepjuni atyre një lodër muzikore për t’i zbavitur.
  3. “Më dhemb barku!”
    Për të lehtësuar gazrat, masazhoni barkun e bebit, sidomos tek zona e kërthizës. Ose vendoseni atë në krevat me barkun poshtë.
  4. “Po më flihet…”
    Nuk bëheni edhe ju pak nervozë kur ju flihet? Edhe foshnjat njësoj si ju janë.
  5. “Më duket mua, apo është shumë vapë këtu?”
    Për të kontrolluar temperaturën e trupit të bebit përdorni një termometër të posaçëm për të matur temperaturën e trupit të tyre. Sipas temperaturës që tregon termometri visheni më trashë ose më hollë.
  6. “Po më irritohet lëkura!”
    Shikoni me vëmendje nëse ndonjë nga pjesët e trupit të bebit është e irrituar ose e acarruar. Nëse ka acarrime, mund të përdorni një krem cilësor për zbutjen e lëkurës. Mundohuni të shihni nëse këtë e shkakton ndonjë etiketë nga veshjet ose diçka tjetër.
  7. “Më ‘hanë’ dhëmbët!”
    Nëse foshnja është në fazën e daljes së dhëmbëve të parë, është normale që ata të qajnë. Mënyra më e mirë për të evituar këto të qara është të përdorni lodra që atyre t’iu freskojnë dhëmbët.

--

--