Diku Mes Rreshtash
Published in

Diku Mes Rreshtash

Zotëro momentin dhe ndjehu i plotë!

Fito lumturinë, suksesin apo dashurinë që do.

Foto nga @marsel_shots | IG

Jam ulur në karrigen time. Të dyja duart në tastierë duke punuar, ndërkohë që rrethohem nga kolegë dhe miq. Ka muzikë, por të gjithë janë duke punuar me diçka. Unë kam vendosur muzikë gjithashtu. Ajri është pak i ngrohtë, dhe bluza e zezë ma shton vapën. Kam vendosur kufjet dhe po fokusohem në çdo goditje të tastave.

Me dhjetëra mendime më vijnë në kokë. Shumica më thonë se duhet ti frikësohem të ardhmes. Pjesa tjetër thonë se e shkuara do vazhdojë të më jap një identitet të pandryshueshëm për pjesën e mbetur të jetës.

Mes kësaj katrahure, zgjedh të mos besoj asnjë prej tyre. E di pse? Sepse janë vetëm iluzione. Sepse nuk janë e vërteta. E vërteta është vetëm kjo: unë jam këtu tani, përpara këtij monitori duke hedhur në fjalë çdo ndjesi zemra krijon nga prezenca.

Unë jam këtu tani, me çdo qelizë që gëlon nga ekzistenca, me gishtat e mbushur plot energji, rrethuar nga miq që qeshin, punojnë, dhe i japin ekzistencës kuptim.

Kam kuptuar se të kuptuarit, dhe të qënit prezent plotësisht në moment është diçka që gjithëkush mund ta arrijë, por dhe mund ta humbasë. Në të njëjtën kohë është diçka që nuk mund ta gjesh duke kërkuar me llogjikë dhe me mendje.

Duhet të rimësosh zemrën te koordinohet me mendjen, trupin dhe gjithësine, të rrahë në të njëjtën frekuencë me të tashmen, aty ku potenciali për të bërë mrekullira ekziston.

Tani, merr frymë. Mos mendo. Merr frymë. Ndjej. Je plot. Je gjithçka do. Ky është sekreti për të qënë gjithçka që do. Sepse në fund të fundit, të gjithë duam vetëm dicka apo jo? Të ndjerit të plotësuar. Emocionalisht dhe materialisht.

Por, pse nuk e arrijmë këtë pikë ndonjëherë ose dhe kur e arrijmë zgjat veç pak? Sepse zgjedhim të dalim nga prezenca dhe te përhumbemi në të shkuarën ose të ardhmen. Të dyja janë iluzione. Pse e bëjmë?

Prapë dhe kjo është shumë e thjeshtë: Sepse kështu na është mësuar. Ose me saktë, kështu e mësojmë ne veten. Dhe e bukura e kësaj është se ne mundemi te ç’mësojmë çka nuk na shërben për të jetuar në potencialin tonë të plotë.

Tani, rreth të qënit i plotësuar. Pse nuk e arrijmë? Sepse shumicën e kohës fokusohemi në atë që nuk kemi. Fokusohemi në boshllëk dhe gjithçka marrim mbrapsht është boshllëk, mungesë, dhimbje. Gjithçka ku fokusojmë energjinë tonë, krijohet.

Tani, me siguri kjo të kujton ligjin e njohur të tërheqjes. Ndoshta dhe ti e ke provuar të ulesh një ditë me fletore në dorë dhe të shkruash gjithçka do të jesh. Ke mbyllur sytë dhe ke krijuar realitetin që do me mendje.

Dhe unë e kam bërë. Problemi i vetëm me këtë ligj është se mund ta zbatojmë siç duhet veç për disa sekonda. Ndoshta fraksione të shkurtra sekondash. Në pjesën tjetër nuk jemi plotësisht duke e bërë siç duhet.

Ti mund të përpiqesh të krijosh në mendje atë që do. Të vazhdosh ta shkruash apo ta përsërisësh me zë. Me mendje mund të arrish ta bësh, por ne nuk i tërheqim gjërat me forcën e mendjes, por me atë të zemrës.

Dhe në shumicën e rasteve zemra jonë është e shkëputur nga ky proçes. Ti vazhdon ta përsërisësh se je i lumtur apo se ke një punë që do, se ke njohur personin që do, se ke një shtëpi që do, apo një tjetër qëllim, por nuk e beson këtë me zemër.

Duhet që zemra ta “mendojë” këtë. Dhe për ta menduar këtë, zemra duhet të besojë sikur ngjarja që ti do ka ndodhur tashmë. Nuk duhet të dyshojë. Krijoje ndjesinë. Jetoje tani.

Ti mundesh ta arrish këtë ndjesi për pak sekonda, sikurse unë dhe të gjithë të tjerët që duan ta bëjnë, dhe zgjedhin ti besojnë fuqisë së saj.

Po më ndjek? Nëse po, tani vjen pjesa më e rëndësishme. Këtë ndjesi disa sekondëshe, këtë gjendje vetëdije të plotë mbi potencialin që zemra jote ka për të krijuar, mbaje gjatë gjithë ditës!

Do e shohësh sa gjëra të mrekullueshme do arrish.

Të dyshosh apo të besosh varet nga ti! Vec dije se në të dyja rastet je duke krijuar.

Ky artikull është i shkurtër ndaj për më tepër të sygjeroj të lexosh dhe të shohësh këto materiale:

Poezi

Video

Libër

--

--

Diku Mes Rreshtash është i pari publikim në Medium dedikuar shqipshkruesve, me qëllimin për të nxitur shkrimin në gjuhën shqipe në web, ndërgjegjësimin mbi freelancing, dhe lirinë financiare & të shprehjes.

Get the Medium app

A button that says 'Download on the App Store', and if clicked it will lead you to the iOS App store
A button that says 'Get it on, Google Play', and if clicked it will lead you to the Google Play store
Gled

Gled

Expect weekly posts about freelancing, self-discovery, love, and anything inspiring. For more: https://linktr.ee/gled