6 Keshilla nga Richard Branson

Cfare duhet te kemi ne mend kur fillojme nje Startup

Richard Branson

“Kohet e fundit ka vetem nje menyre per te filluar karrieren! Ajo eshte duke filluar nje biznes! Nese e gjen veten duke hezituar, kujtoni shprehjen time: “Screw it, Just Do It!”” — ka postuar Richard Branson ne Profilin e tij ne Facebook, nderkohe qe shkon dhe me tej duke dhene edhe 6 keshilla qe duhen patur ne mend kur fillon nje startup.

Keshilla Numer 1:

Mendo per ate qe te Frymezon!

Kur mendon se cilen ide (nga ato shume qe ke) mund te kthesh ne biznes, nisu nga ato qe te interesojne me shume. A ka ndonje sektor apo industri qe te pelqen? Nje talent qe mund te shfrytezosh? Mos e nis dicka vetem sepse mendon se do te besh para aty! Nese nuk je i dashuruar me idene, kurre nuk do te shkosh ne fund te botes per ta realizuar idene tende!

Keshilla Numer 2:

Fillo nga c’ke me afer!

Tani qe vendose se ne c’fushe do te fokusohesh, fillo te shohesh rreth e rrotull. Cili eshte tregu qe mungon? Cfare sherbimesh perdor ti apo miqte e tu mund te kene nevoje per nje kendveshtrim te ri? Mendo si mundet biznesi yt i ri te ndihmoje komshinjte e tu, njerzit e lagjes tende apo edhe qytetin. Nga ketu mund te zgjerohesh me pas ne tregje te reja.

Keshilla Numer 3:

Shkundi Gjerat!

Ndersa mendon per modelin e biznesit dhe dizenjon aspekte te ndryshme te biznesit tend, mbaj ne mend qe ti je aty per ti sherbyer publikut; biznesi eshte per te permirsuar jetet e njerezve. Nderkohe qe ben kete, fillon edhe te vijne me shume para sec dalin nga arka.

Qe nga Virgin Record dhe Virgin Atlantic tek Virgin Money apo Virgin Active, skuadra jone gjithnje ka menduar dhe lancuar biznese me deshiren e mire per te ndryshuar pergjithnje “status-quo”-ne duke permirsuar jeten e klienteve tane.

Richard Branson

Keshilla Numer 4:

Degjo Keshillat, Mos Degjo ata qe thone vetem JO!

Kur je ne fillimet e tua, fillo te kerkosh ndihmen dhe keshillen e personave me me shume eksperience ne sektorin tend. Por kij shume Kujdes te mos ngaterrosh komentet qe nuk synojne te te inkurajojne si keshilla te mira. Shume persona do te te thone se ideja jote nuk do te funksionoje ose se eshte provuar me pare. Kur une fillova, per shume pak kohe e humba fillin ne numerimin e sa e sa personave qe me thonin se une nuk do t’ja dilja.

Keshilla Numer 5:

Qendro i Fokusuar, — dhe Motivuar!

Ti duhet te “Dream Big” (kesh endrra te medha) dhe kesh objektiva te larta — por vitin e pare perpiqu te ngresh biznesin tend dhe mbijetosh. Ec duke mbajtur syte tek objektivi final dhe tek operacionet ditore. Cakto objektiva per cdo dite, jave muaj, tre-mujor dhe vit. Shkruaji diku qe te mund ti heqesh vize pasi ti realizosh. Dale ngadale do te cuditesh edhe vete per ndjenjen e permbushjes qe te jep “heqja e vizes” se cdo objektivi te arritur.

Keshilla Numer 6:

Dashuro ate qe ben!

Cdo gje qe ti ben ne biznes duhet te jete “pune qejfi” per ty. Per ne tek Virgin, kjo ka qene gjithnje prioritet dhe nje perberes thelbesor i suksesit tone. Une e dashuroj ate qe bejme, punonjesit tane e dashurojne ate qe bejme e si rrjedhoje edhe klientet tane gjithashtu e dashurojne ate qe ne bejme.


Nese te pelqeu intervista, Mund te Klikosh Recommend (si me poshte) e ta besh me te dukshem per miqt e tu. Faleminderit!