Te rinjte e TET gjate nje vizite ne Bizenset e Suksesshme te Tiranes

ABG: "Te rinjte po ndergjegjesohen per sipermarrjen."

Interviste per t'u njohur me themeluesit dhe organizaten qe po sjell sipermarrjen tek gjimnazistet

Entrepreneurship Albania
Entrepreneurship Albania
6 min readApr 5, 2018

--

Cfare eshte ABG?

B: ABG, (Albanian Business Generation), eshte nje organizate jofitimprurese, e themeluar nga 4 studente me qellim zhvillimin e sipermarrjes tek te rinjte shqiptar. Per momentin eshte nga te vetmet ne ekosistem qe aplikon programe te fazes inspiration, discovery dhe action ne grupmoshen e gjimnazisteve dhe studenteve. Nepermjet kultures se sipermarrjes i nxisim te nisin punen qe idete e tyre ti kthejne ne realitet . Organizata ka nisur aktivitetin ne Mars te 2016.

Cilet jane themeluesit dhe si u bete bashke? Pse pikerisht ju?

Themeluesit e ABG dhe ABG sot: Foto 1: (nga e majta ne te djathte): Kevin Caco, Bleona Duka (B), Denis Naska dhe Rodrig Naska (R). Foto 2: (nga e majta ne te djathte) Rodrig Naska (R), Panajot Baka, Bleona Duka (B), Kevin Caco, Denis Naska

R: Themelues jemi 4 studente (gjimnaziste ne kohen e themelimit)–une (Rodrig Naska), Bleona Duka, Kevin Caco dhe vellai im Denis Naska. Jemi shoke te ngushte dhe prej kohesh diskutonim shpesh mbi mundesite qe grup-mosha yne kishte; i degjonim shpesh teksa ankoheshin qe nuk gjenin dicka si ta kalonin kohen apo mbi pamundesine e realizimit te ideve te tyre. Keshtu, mbeshtetur ne eksperiencen time ne SH.B.A. vendosem te sjellim te njejten fryme edhe ketu.

Cfare te reje sjell ABG, Cfare ben ndryshe qe te tjeret nuk e bejne?

B: ABG aktualisht realizon programe me tematike qe deri para pak kohe ishte shume pak e prekura nga programet per gjimnaziste e studente. Qellimi yne, perkunder programeve te pakta aktuale, eshte praktika, asgje qe te rinjte duhet te mbajne mend permendesh dhe me pas te mos dijne ku ta dhe si ta zbatojne. Vlere tjeter e shtuar e ABG eshte fakti qe ben lidhjen e mentoreve (sipermarres te sukesshem) me te rinjte pjesemarres ne programet tona; Mentoret jo vetem i drejtojne drejt vendimeve te duhura por sherbejne edhe si shembull i mire per t'u ndjekur. Nderkohe ne si ABG, mbajme syte hapur per te gjetur elemente (alumni) qe mund ti bashkohen skuadres sone e te na ndihmojne ne ndarjen e kultures se sipermarrjes.

Si ka ndryshuar ABG me kalimin e kohes?

B: Ne fillim ABG ishte thjesht nisme, nuk kishte asnje ngjashmeri me nje organizate e mirefillte. Nisi me kampe verore te sipermarrjes ku pjesemarresit ndaheshin ne grupe dhe zhvillonin idete e tyre nen kujdesin e mentoreve. Deri tani, per dy vite, kampet jane zhvilluar vetem me gjimnaziste e studente shqiptare, kete vit planifikojme te pranojme edhe aplikante nga jashte kufinjve. Ajo cfare veme re me kalimin e kohes eshte ndergjegjesimi i te rinjve dhe interesimi mbi sipermarrjen. Duke pare kete dhe tek gjimnazistet vendosem te sillnim nje program me te zgjeruar, me praktik,e jo me kot vendosem ta quanim Tomorrow’s Entrepreneurs Tirana (TET).

Pse lindi TET? Cfare hapsirash mendoni te mbushni me te dhe si funksionon ndryshe nga Kampet Verore?

R: Sic permendi me lart Bleona, ne donim te zgjeronim programin e kampeve verore ne nje program akoma me praktik, me te zgjeruar, i cili do zgjase 23 jave. Mbeshtetur ne nje eksperience te ngjashme ne SH.B.A, vendosem te zbatojme te njejtat parime per ti ofruar te njejten eksperience gjimnazisteve shqiptare. Kete program e drejtojne 2 facilitatore, Eneriko Hajdaraj dhe Oltion Valisi te cilet, ndjekin mesatarisht 3 here ne jave pjesemarresit ne kete program. Gjate programit, mund te vizitohen 30 biznese te suksesshme ne Tirane, te niset nje biznes ne grup e ne fund, pas marrjes se bazave teorike dhe praktike, secili mund te nise punen realizimin e idese se tij, pse jo, disa prej gjimnazisteve ne fund mund te kene biznesin e tyre.

Gjenerata e pare e pjesemarresve ne program aktualisht eshte shume e zene me detajet e fundit te konferences mbi sipermarrjen “Milioni i Pare” e cila do te zhvillohet me 7 Prill, synimi i tyre eshte te shiten rreth 300 bileta.

_________Ndimo dhe ti Studentet e TET!__________

_________Bli Bileten per ne Konference!__________

— — — — — — — — (kliko ne imazhin "Milioni i Pare") — — — — — — — — —

Mbeshtetur ne eksperiencen tuaj, a mund te percaktoni nje vlere apo nje pike te forte dhe te dobet te Ekosistemit te Sipermarrjes ne Shqiperi, ne pergjithesi dhe per sipermarresit e rinj ne vecanti?

B: Do te thoja se pike e forte eshte deshira qe kane te rinjte per te nisur dhe zhvilluar ide, pra nuk u mungon nxitja. Nje tjeter favor qe ne kemi eshte fakti qe Shqiperise i nevojitet inovacion dhe ka hapesire tregu ne shume fusha. Ndersa nje pike e dobet qe kemi vene re eshte mungesa e mbeshtetjes ndaj ketyre te rinjve plot pasion. Kjo eshte nje nder ato gjera qe synojme te permirsojme sado pak me organizaten tone, qe te rinjte te mund te ndermarrin nisma, startupe dhe te jene te suksesshem.

R: Per me teper, do te doja te shtoja shtoja si dobesi mungesen e ekspozimit ndaj rasteve konkrete te sipermarrjes. Success Stories. Idete e te rinjve mbi sipermarrjen (sidomos startupet e huaja) jane zakonisht te formuara nga raste suksesi te huaja jo teresisht te aplikueshme ne realitetin shqiptar,; Ndonjehere prej ketyre shembujve te rinjte fluturojne me shume sec eshte e nevojshme apo dekurajohen sepse e shohin vetem larg historise se sipermarresve te huaj te suksesshem.

Si mund te perdorim kete pike te forte per te permiresuar piken e dobet?

R: Ndonjehere eshte mire qe te rinjte kane ne fillim ate kendveshtrimin ideal per sipermarrjen sepse ushqen nje pasion te madh. Pasioni dhe deshira nuk mungojne. Duke shfrytezuar kete duhet te rrisim numrin e te rinjve ne sipermarrje ne menyre qe pas sprovave te kete sipermarres te rinj te suksesshem qe te tregojne historite e tyre per te frymezuar gjenerata te reja sipermarresish te rinj. Sipermarrja nuk eshte nje fushe me lule si ne filma, dhe te rinjte e sotem kane nevoje te degjojne mbi sukseset dhe deshtimet nga persona tek te cilet ata mund te identifikojne veten.

Nese hedhim veshtrimin ne te ardhmen, 5 vite nga tani, cfare do te konsideronit sukses te Ekosistemit dhe Organizates suaj ne vecanti?

R: Mendoj se Suksesin e ekosistemit do ta masja me dy indikatore: nxitja me teper e sipermarrjes qe ne gjimnaz (llogore ku aktualisht ABG po e ben luften e saj) dhe rritja e investimeve per startupet ne fushen e teknologjise. Persa i perket ABG, suksesi pas 5 vitesh do kishte pamjen e nje organizate me te decentralizuar me pika te pavarura ne qytetet me te medha te Shqiperise duke zhvilluar programe per sipermarresit ne gjimnaze dhe universitete.

Të pëlqeu ky artikull?

Mund të Duartorkasësh sa herë të duash (si më poshtë) për ta bësh më të dukshëm për miqt e tu.

--

--