Elton Saliaj: Sa me shume qe ecni ne rrugen e sipermarrjes, aq me qarte do te shihni perpara!

NeoCharger produkti qe lehteson jeten e te rinjve

Entrepreneurship Albania
Entrepreneurship Albania
6 min readOct 26, 2017

--

Ai eshte vetem 20 vjec dhe studion per biznes prane TBU (Tirana Business University). Nderkohe qe bashkemoshataret e tij e kalojne kohen e lire ne kafene, ai ka themeluar NeoCharger. Eltoni, i apasionuar pas sipermarrjes, inovacionit dhe te folures ne publik, se bashku me miqte e tij, kohen e lire e kalon duke ndertuar bateri per karikimin e celulareve. Pervec studimit ai eshte i fokusuar ne rritjen e kompanise dhe permiresimin e metejshem te produktit te tyre te pare, NeoCharger.

Gjej veten ne shprehjen “menyra e vetme per te arritur suksesin dhe per tu realizuar eshte eksperienca dhe permiresimi I vazhdueshem”.

Elton pse zgjodhe te behesh sipermarres?

Nga nje sipermarres kam degjuar shprehjen: "Ne biznes ose fiton ose meson", ne rastin tim, mendoj se e gjej veten ne te dy rastet.

Zgjodha te jem sipermarres sepse gjithmone kam qene ne kerkim te zgjidhjeve alternative per problemet qe shoqeria has sot. Deri para nje viti, per mua dhe shume miq te mi, nje probem i tille ishte bateria e pamjaftueshme ne celular, sot NeoCharger ofron nje zgjidhje per kete; ndoshta neser, intuita ime do te me coje te plotesoj nje boshllek tjeter ne treg apo permiresoj nje produkt/sherbim tjeter.

Sipermarres eshte dikush qe guxon, qe mer persiper riskun, te sfidoje zonen e komfortit dhe ka vizionin per te ndryshuar e shtuar vlere. Sipermarres nuk eshte vetem nje shpikes produkti apo sherbimi por dikush qe se bashku me shpikjen krijon dhe nje biznes te ri. Zbulimi i nevojave dhe mundesive eshte celesi kryesor i sipermarrjes.

Cili eshte problemi qe zgjidh NeoCharger?

Sa here na ndodh qe para orarit te drekes, te marrim celularin ne dore e te shohim se kemi shume me pak se 50% bateri?

Te mbash gjithe kohes nje karikues apo nje bateri te jashtme mund te mos jete zgjidhja e duhur, prandaj NeoCharger ka menduar t'i ofroje bizneseve ne sektorin e sherbimeve nje pajisje qe ben te mundur karikim te shpejte e te sigurte per deri ne dy pajisje portabel (telefon, tablet, bateri, kufje, etj) ne te njejten kohe. Kjo pajisje, ne subjektet qe bashkepunojme, ofrohet ne rast nevoje prane tavolines ku perdoruesi eshte akomoduar. Pra ne zgjidhim problemin e pamjaftueshmerise se baterise celulare, ne komoditetin maksimal per perdoruesin si dhe dhe diferencim te subjektit (lokalit partner) me nje sherbim shtese, qe deri tani na rezulton se eshte shume i kerkuar.

Si lindi ideja?

I mbaj gjithnje syte nga mundesi zgjidhjesh per probleme qe shoqeria jone mund te kete e qe une mund te zgjidh. Para nje viti per mua dhe shume miq te mi, nje problem i tille ishte bateria e pamjaftueshme ne celular. Keto pajisje portabel jane pjese e rutines sone dhe gjasat jane qe akoma dhe me shume do ti perdorim ne te ardhmen. Sa me shume i perdorim, me shume bateri harxhojne, e me shume lind nevoja ti karikojme. Por si mund te karikohen keto pajisje qe jane kryefjale e levizjes? Duke marre shkas nga ky problem me lindi ideja e karikimit te shpejte ne vendet ku perdoruesi i celularit ndalon perkohesisht, vende te tilla si kafene, bar restorante, zyra, hotele, konferenca, etj. Eshte komoditet dhe rehati' per perdoruesin te kete mundesi te karikoje keto pajisje ne menyre te sigurte ne vendin ku eshte ulur, pa shkuar shpesh tek banaku te kontrolloje njoftimet apo sasine e karikimit)

Cili eshte mesimi me i rendesishem qe keni mesuar gjate rrugetimit tuaj?

Ndonese rrugetimi im sapo ka filluar, une i kam marre disa mesime cmuara. Si student pa eksperience ne sipermarrje, i hyra kesaj rruge i armatosur vetem me dije teorike. Sot, pas nje viti, mund te them se eksperienca e fituar vlen me shume se vitet teorike qe kisha.

Nga te gjithe mesimet e marre vitin e fundit, do te vecoja ate qe besoj i dedikoj cdo mesim tjeter te nxjerre. Mesim ky qe mendoj se do me udheheqe gjate gjithe udhetimin tim si sipermarres, ndoshta edhe vete jetes.

Sfidoni zonen tuaj te komfortit! Provoni gjera te reja, pasurojeni veten me zakone e mendesi te reja, nese e beni kete keni per te dale ne krye nderkohe qe do te ndjeheni te permbushur personalisht dhe profesionalisht!

Ne kete moshe te re nuk mund te mjaftohemi e te kerkojme ekspertize vetem ne nje fushe te caktuar e te harrojme gjithcka tjeter perreth, tani eshte momenti ku duhet te zbulojme vetveten. Kahu i ndryshimit te vertete eshte "Brenda-Jashte", prandaj e kemi vete ne dore nese pas 5 apo 10 vitesh do te jemi aty ku e shohim sot.

NeoCharger, pajisje qe ofron karikim portabal ne tavolinat e bareve, restoranteve, hoteleve, konferencave, etj. (nga e majta ne te djathte:) bar, aktivitet i TBU ne Plaza Hotel, Konferenca AllWeb 2.0 ne Tirane

Gjate ketij rrugetimi, kur jeni gjendur ne udhekryq per te marre vendime ne lidhje me NeoCharger, a keni kerkuar/gjetur ndihme?

Pas prodhimit te prototipit te pare ne prisinim te kishim realizuar nje produkt te mire. I tille na dukej deri kur pas testimeve te shumta na rezultoi se produkti duhej permiresuar ende per te dale ne treg. Une duhej te zgjidhja: Ose te vazhdoja perpara duke sfiduar situaten; Ose te dorezohesha me mendimin se kjo pune nuk behej dot nga une.

Besoj se ne biznes, apo kudo, nese nuk jemi duke bashkepunuar e ndihmuar njeri-tjetrin at'here jemi duke humbur kohe. Prandaj i mbeshtetur nga familja, miqte, partneret, mentoret apo programet ku kam marre pjese, Swiss EP nder te tjera, zgjodha te paren. Dhe jam shume i lumtur per vendimin qe kam marre.

Cfare do ti keshillonit nje sipermarresi ne hapat e para (ose nje te riu qe deshiron te filloje nje sipermarrje)?

Mos u dorezoni, merrni guximin te nisni dicka tuajen edhe ne rastet kur vazhdimesia t'ju duket shume e mjegullt, sfidojeni gjendjen ku ndodheni sepse sa me shume qe ecni ne rrugen e sipermarrjes, aq me qarte do te shihni perpara!

Kur udhetojme me makine ne erresire na mjafton ta shohim ne drite vetem 10 metra perpara nesh dhe me vetem 10 metra drite ne mund te shkojme kudo! Sigurohuni qe e keni mbushur "serbatorin" plot me energji se do t'’u duhet gjate kesaj rruge te bukur te mbushur me surpriza dhe te papritura.

Ju them me bindje qe ia vlen te merrni kete rruge sepse vetem dy rezultate jane te prishtme: Ose do te fitoni e do t'i shkoni deri ne fund; Ose do te mesoni shume!

Nëse të pëlqeu ky artikull, mund të Duartorkasësh sa herë të duash (si më poshtë) e ta bësh më të dukshëm për miqt e tu.

--

--