Ertjan Cabiri (Movida.al), nga Burokracia a OKB tek Impakti i Menjehershem i Startupeve.

Ideja nuk mjafton, ajo eshte shkendija qe ndez motivimin.

Nese shohim backgroundin e Ertjanit mund te mendojme se eshte i rastesishem tek Movida.al, nderkohe qe cdo person kurre nuk resht se kerkuari vendin e tij, aty ku ndjehet me komod. Pas vitesh arsimim dhe punesim ne institucionet me prestigjioze, ai ende nuk kishte gjetur veten. Eksperienca 1-vjecare ne Rocket Internet PT, do ti ndryshonte jeten.

Ertjan Cabiri, Co-Founder of Movida.al
A mund te pershkruash veten dhe ate qe ben ne jo me shume se 5 fjali?

Une jam Ertjan Cabiri, nje nga themeluesit e Movida.al, nje platforme online ku shites te ndryshem shesin produktet e tyre ne gjithe Shqiperine dhe me gjere. Aktualisht jam manaxheri i kompanise, ose me mire koordinuesi i ekipit. Fale eksperiences sime ne ekonomi dhe manaxhim, ne kompani jam i fokusuar tek strategjia dhe marketingu.

Perse zgjodhe te behesh sipermarres?

Kush me njeh mendon se nuk kam backgroundin tipik te nje sipermarresi. Kam studiuar economics ne Bocconi ne Milano dhe per disa vite kam punuar me Organizaten e Kombeve te Bashkuara ne nxitjen e zhvillimit dhe uljen e varferise. Pra kam punuar ne institucionin mbase me burokratik te globit. Ishte pikerisht kjo qe me beri te kerkoj nje experience ne nje organizate me dinamike qe une mendoja se ishte biznesi. Per kete kreva nje MBA ne Kellogg — Northwestern University ne Chicago ndjekur nga nje vit me Rocket Internet, nje kompani Gjermane qe zhvillon startup-e ne nivel global. Puna ne startup me pelqeu shume sepse ishte pikerisht ajo qe kerkoja, nje pozicion ku puna e perditshme kishte impakt te menjehershem, ku cdo gje varej vetem nga vetja ime dhe zero burokraci. Keshtu qe me pas tentova te vazhdoj ne te njejten fushe me nje kompani ne te cilen jam bashkethemelues.

Cili eshte problemi qe zgjidh kompania juaj?

Movida.al eshte nje kompani qe lehteson shkembimin ndermjet shitesve dhe bleresve. Ne kete kontekst, kompania jone zgjidh problemin e aksesit qe kane aktoret e ndryshem. Keshtu, Movida.al i jep akses bleresve qe jetojne ne zona periferike qe te kursejne kohe kur blejne nga smartphone ose PC dhe shitesve qe te kene akses ne nje treg kombetar apo rajonal qe vetem me dyqanin e tyre fizik nuk do te kishin mundesi.

Se dyti, Movida.al tenton te zgjidhe problemin e asimetrise informative. Sa here ju ka ndodhur te blini nje produkt ne nje dyqan dhe te merziteni kur e shihni te listuar me nje cmim me te lire ne nje dyqan tjeter? Movida e shmag kete duke konvergjuar cmimet drejt cmimit minimal duke nxitur konkurrencen e shitesve te ndryshem ne faqen tone, por edhe kundrejt shitesve te tjere online.

Si lindi ideja?

Ne menduam qe tregu shqiptar kishte potencial dhe hapsire ne industrine e shitjeve online. Keshtu menduam qe thjeshte te adaptojme nje model qe funksionon — si eBay apo Amazon — me tregun tone, dhe me entuziazmin dhe pasionin tone arritem qe ta kthejme nga nje ide ne nje kompani qe funksionon tashme.

Cili eshte mesimi me i rendesishem qe keni mesuar gjate rrugetimit tuaj?

Sigurisht qe mesimi kryesor eshte qe suksesi i nje kompanie apo e cdo organizate ne pergjithesi varet nga njerezit qe punojne ne te. Kur vjen puna tek startup-et kjo eshte akoma me vendimtare sepse nuk ka hapsire per “free riding” sic mund te ndodhe ne organizata te medha (korporata apo institucione publike). Pra si dhe suksesi i deritanishem i Movida.al eshte pasoje e punes se stafit dhe ajo qe do te ndodhe ne te ardhmen perseri varet kryesisht nga puna e stafit.

Gjate ketij rrugetimi, kur jeni gjendur ne udhekryq per te marre vendime ne lidhje me kompanine, a keni kerkuar/gjetur ndihme?

Ne nje startup ndodhesh cdo dite ne nje udhekryq ne sensin e vendimarrjes, fatmirsisht ne nuk jemi gjendur ndonjehere ne udhekryqe te rendesishme. Qe ne fillim jemi munduar te afrojme si bashkepuntore njerez qe mendojme se e plotesojne Movida.al me eksperiencen e tyre aty ku njohurite tona nuk mjaftojne. Pra ne njefare menyre bashkepunimi ka qene nje ndihme e madhe qe Movida.al ka marre.

Cfare do ti keshillonit nje sipermarresi ne hapat e para (ose nje te riu qe deshiron te filloje nje sipermarrje?

Ne vazhdim te asaj qe edhe permenda me siper, kryesorja eshte ndihma nga te tjeret. Kjo nuk do te thote qe te shkosh tek dikush ne gjunje dhe te kerkosh ndihme. Do te thote te kerkosh bashkepunim nga njerez qe te plotesojne nga ana profesionale. Gjithashtu do te thote qe edhe ju te ofroni dicka ne kembim te asaj ndihme p.sh. nje pjese ne kompanine tuaj sepse keshtu “njeriu qe do t`ju ndihmoje” do te jete “njeriu qe eshte i motivuar t`ju ndihmoje”

Se dyti, duhet mjaft vendosmeri. Nese vertete besoni tek ideja juaj duhet ta ndiqni, te rrezikoni, te punoni shume. Per asgje ne biznes nuk mjafton vetem ideja. Ideja duhet te jete shkendija qe ndez motivimin.


Nese te pelqeu intervista, Mund te Klikosh Recommend (si me poshte) e ta besh me te dukshem per miqt e tu. Faleminderit!