Mario Guza: "Largoni personat qe ju sjellin negativitet!"

DronAlb, Historia e emigrantit te kthyer ne vendlindje prej dashurise per dronet.

Entrepreneurship Albania
4 min readFeb 7, 2018

--

Mario Guzen e takova per here te pare ne Tirane, ne qershor 2017, gjate konkursit Beta Pitch Tirana 2017. I rritur jashte Shqiperise, pas vitesh emigrimi ishte kthyer dhe po prezantonte idene e kompanise se tij ne kete konkurs biznesesh. Ne shtator e takoj serisht ne Peze ku me dronet e tij po filmonte aktivitetet e dites se Pezes. Tashme e kishte nisur biznesin e pare ne Shqiperi fokusuar 100% mbi boten e droneve. Tashme, synimi i tij eshte te perhape kulturen dhe perparesite qe dronet ofrojne ne te gjithe fushat e jetes.

Pse zgjodhe te behesh sipermarres?

Nuk mendoj se ka qene nje moment i caktuar me shume se nje destinacion. Rrugetim qe nisi me edukimin e marre ne familje qe vijoi me eksperiencat personale. Ne familje, qe i vogel me mesuan te jem une ai qe merr vendimet, sigurisht dhe pasojat e tyre; Nderkohe eksperiencat personale, me drejtuan drejt gjerave qe realisht me pelqen te bej. Kam bindjen e forte se nese nuk te pelqen aktiviteti qe ben, eshte shume e veshtire te kesh sukses ne te.

Cili eshte problemi qe zgjidh kompania juaj?

DronAlb pervec se me shitjen e paisjeve fluturuese ne dyqanin tone ne Tirane, merret sidomos me ofrimin e sherbimeve me ane te dronit ne fusha te ndryshme te ekonomise. Perdorimi i automatizimeve te droneve tane dhe i ekspertizes teknike, i jep mundesine operatoreve te ndryshem ekonomik te thjeshtesojne punet e tyre. Kjo ul ne menyre thelbesore kohen dhe kostot qe nevojiten per te perfunduar nje pune. Praktikisht fushat ne te cilat nderhyjme jane:

  1. permiresimi i marketingut te agjensive turistike dhe atyre imobiliare (real estate),
  2. krijimi i filmimeve dhe modeleve 3D qe i thjeshtojne punen topografeve dhe inxhiniereve duke eliminuar nevojen per ata te kthehen ne terren per matje te ndryshme,
  3. realizimi i klipeve reklamuese me kendveshtrime qe deri tani kane qene pothuaj te pamundura ose shume te kushtueshm,
  4. perdorimi i sensoreve dhe kamerave speciale si ato termike per agjensite shteterore dhe private ne kerkim-shpetim, vezhgim ne vende e situata te rrezikshme etj.

Si lindi ideja?

Ideja ka lindur ne fillim te vitit 2014 kur une jetoja ende ne Itali. Ne ate periudhe fillova te studjoj dronin jo vetem si paisje por edhe per potencialin e madh qe ka ne perdorime ne fusha me interes zhvillimi. Gjate kesaj periudhe u mora edhe me studimin e tregut ne Shqiperi, mungesa e kesaj teknologjie me bindi te transformoj keto njohuri ne nje biznes ne vendin tim te lindjes.

Cili eshte mesimi me i rendesishem qe keni mesuar gjate rrugetimit tuaj?

Nuk e di a eshte me i rendesishmi, por nje nga gjerat e rendesishme qe kam mesuar kete periudhe eshte ruajtja e nje raporti korrekt me klientet. Nodh rendom ne shume biznese qe perdoren shume me shume burime per te fituar kliente te ri, se te ruajne dhe te fidelizojne ato qe kane. Nje klient i kenaqur dhe me eksperience positive mund te konvertoje 3 persona te tjere, ndersa nje klient i pa kenaqur, ve ne dukje kritiken tij tek 10 persona tjere.

Cfare do ti keshillonit nje sipermarresi ne hapat e para (ose nje te riu qe deshiron te filloje nje sipermarrje)?

Edhe pse une ndjehem nje sipermarres i ri vete, te rinjve qe duan te ndjekin kete rrugetim, do ti keshilloja te mos e degjojne te tjeret qe i shtyjne te emigrojne jashte Shqiperise; por, te dalin nga zona e konfortit dhe te gjejne hapsiren e tyre ne tregun vendas. Sidomos ne hapat e para, te largojne personat qe sjellin negativitet dhe pesimizem te pa justifikuar ne jeten e tyre te perditshme. Me mire te provojne ti realizojne idete e tyre tani se sa te behen pishman kur te jete teper vone.

Nese te pelqeu ky artikull, Mund te Duartorkasesh sa here te duash (si me poshte) e ta besh me te dukshem per miqt e tu.

--

--