MVP — Ky term i keqkuptuar…

Entrepreneurship Albania
Entrepreneurship Albania
3 min readAug 1, 2017

Keni marre pjese ne disa konkurse per startupet, keni lexuar shume artikuj dhe keni hasur termin "MVP", nuk e keni kuptuar… por per te mos u bere me turp… keni e perdorni sikur ta keni zoteruar…

Cfare eshte nje MVP?

MVP ose Minimum Viable Product (Produkti Minimal i Zbatueshem) nenkupton gjera te ndryshme per persona te ndryshem kesisoj le te fillojme me percaktimin qe e lancoi si term, ate nga Eric Ries ne librin Lean Startup.

Nje Produkt Minimal i Zbatueshem eshte ai version i nje produkti te ri qe lejon skuadren, e cila po merret me prodhimin e ketij produkti, te mbledhe sasine maksimale te njohurive te vlefshme (validuara) rreth klienteve me minimumin e mundimit ose resurseve. (perkthim i autorit).

Cikli nderto/mat/meso.

Me kalimin e kohes ky percaktim u shkurtua duke e sjelle ne formen: "gjeja me e vogel qe mund te ndertosh e qe te lejon te kalosh hapat e ciklit nderto/mat/meso." Problemi me kete percaktim eshte se te gjithe hapat e ciklit klasifikohen si MVP, nderkohe qe logjikisht nje mockup apo nje faqe webi me informacion nuk mund te klasifikohet si nje produkt.

Nje percaktim me i thjeshte dhe me i mire atehere do te ishte: "Gjeja me e vogel qe mund te ndertosh dhe qe con vleren tek konsumatori (e nese eshte e mundur te marre mbrasht nje pjese te kesaj vlere)".

Pse Vlera?

Sepse pa vlere asnje klient nuk do te mund ta perdorte mjaftueshem nje MVP per ti dhene skuadres informacionin e nevojshem mbi konsumatorin. Nderkohe qe mundesite e biznesit duhen zbatuar sapo shihen, perse te mos provohet qe te kerkohet nje pjese e kesaj vlere si pagese, duke bere qe te kemi nje biznes qe ne fillim. Ne fund te fundit, kur klienti qe pagon eshte dhe ai qe perdor produktin paguan kemi dhe validim te idese ne vetvete.

Tre Karakteristikat

Percaktimi im personal, perdorur edhe me te mentoruarit e mi, per MVP eshte "Produkti me minimal qe ruan funksionin primar per te cilin eshte ndertuar"; Ky percaktim perputhet deri diku edhe me percaktimin e Techopedias mbi MVP: "Versioni me i reduktuar i nje produkti qe mund te nxirret tek perdoruesi". Keto dy percaktime nxjerrin ne pah tre karakteristika kryesore qe nje MVP duhet te kete:

  • Ka vlere te mjaftueshme qe njerezit te kene deshire ta perdorin apo blejne vullnetarisht;
  • Ve ne dukje mjaftueshem perfitim te ardhshem ne menyre qe te mbaje perdoruesit e pare (early adopters);
  • Ofron nje cikel feedbacku per te udhezuar zhvillimet e mevonshme.

Si rrjedhoje, jo cdo produkt qe nje skuader nxjerr (nje mockup i nje appi apo web faqeje) eshte nje MVP. MVP duhet minimalisht te zgjidhe problemin.

Nese te pelqeu ky artikull, Mund te Klikosh Recommend (si me poshte) e ta besh me te dukshem per miqt e tu.

--

--