Si të Ndërtosh një Startup me vetëm 45 min në ditë

ndërkohë që lufton në Irak.

Entrepreneurship Albania
Entrepreneurship Albania
2 min readFeb 13, 2018

--

Është kjo historia e Matthew Mazur që pak ditë më parë më rastisi të ndeshem teksa hulumtoja uebin. Më frymëzoi aq shumë sa vendosa t’a ndaj me ju:

Matthew Mazur (Matt) arriti të ngrejë një startup ndërkohë që ishtë i dislokuar në Irak. Në teoritë manaxheriale ushtarakët njihen si personat më të prirur për të ngritur biznese por disiplina e treguar nga Matt është për t’u marrë shembull nga të tërë ne:

Një ditë mund të gjendesh në një situatë kur je i etur të punosh në një startup por në krahun tjetër je i kufizuar nga koha që mund të investosh, kjo për arësye pune, familjare apo detyrimeve të tjera. Në këtë postim unë dëshiroj të ndaj me ju historinë pas Lean Domain Search, një gjenerues domainesh i ndërtuar me vetëm 45 minuta në ditë gjatë pesë muajve që isha i dislokuar në Lindjen e Mesme. Nësë edhe ju jeni në vështirësi të gjeni kohën për sipërmarrjen tuaj të re, shpresoj që ky postim t’ju bindë se mund të realizoni shumë edhe duke investuar vetëm pak kohë në të çdo ditë.

Ja si e përshkruan ai ditën e tij normale:

Ne punonim 12 orë në ditë, përfshirë dhe fundjavat. Mesatarisht më nevojiten 8–9 orë gjumë për të qënë aktiv kështu që më mbeteshin vetëm 3–4 orë për të ngrënë, të flisja me gruan në shtëpi, bëja dush, dilja më kolegët dhe punoja me startupin tim. Praktikisht unë përdorja rreth 45 minuta çdo dite, ndonjëherë më shumë por shpesh asnjë.

Matt-in e ndihmoi fakti që dy projektet tij të mëparshme nuk kishin shume bug-ge dhe kështu që nuk ishtë e nevojshme ti kushtonte shumë kohë mirëmbajtjes së tyre.

Mbresëlënëse është se resurset që kish në dispozicion nuk ishin më të mirat:

… I eventually learned that there was limited internet access where I was going to live, but it was slow, had a firewall, and I’d probably be moving bases several weeks after I arrived anyway…

Në kthim, Mazur e shiti kompaninë e krijuar në Irak tek Automattic, komani e cila drejtohej nga Matt Mullenweg, bashkëthemelues i WordPress.

Nëse planifikon të punosh në një startup por nuk mund t’a bësh fulltime për çfarëdo arësye, kij parasysh se edhe pak orë në ditë mund të jenë një zgjidhje për t’a çuar para.

Mos iu nda! Gjëra të mrekullueshme mund të ndodhin

--

--