Shteti të së drejtës
Për vetëm dy ditë, dy raste dëmtojnë sistemin gjyqësor në Kosovë. Rasti parë është i lidhur me dorëheqjen e shefit të gjyqtarëve në detyrë në misionin EULEX dhe i dyti ka të bëjë me dënimin e katër aktivistëve të rinj të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Më 16 nëntor 2017, gjyqtari britanik Malcolm Simmons i deklaron gazetes franceze Le Monde dorëheqjen nga EULEX-i, misioni i Bashkimit Evropian i cili ka për detyrë të ndihmojë Kosoven në procesin e ndërtimit të një shteti të së drejtës dhe demokracisë. Gjykatësi denoncoi një seri dështimesh të mision-it, duke përfshirë presionet prej së cilëve atij i ishte dashur t’u nënshtrohej në vitin 2013 për të mos e lejuar Fatmir Limajn të kandidonte në zgjedhjet parlamentare. “EULEX nuk është një mision për të promovuar shtetin ligjor. Është një mision politik. Çdokush që mendon ndryshe është ose naiv, ose budalla” — thotë gjyqtari për gazetën Le Monde. Britaniku gjithashtu denoncoi mashtrime të tjera nga ana e disa gjyqtarëve, por edhe presionin e vazhdueshëm që vuajnë nga eprorët e tyre politikë. “Ata duan që qeveria kosovare të bëjë atë që BE-ja i thotë të bëjë. Shumë nga kolegët e mi janë të ndershëm dhe të drejtë. Por ata nuk e luftojnë sistemin, ata pajtohen me të, sepse e dinë se nëse veprojnë sipas ligjit, do të kishin probleme.”
Fillimisht Eulex ishte i vetmi organ ligjor në Kosovë, por që nga viti 2014, misioni ka për qellim të mbështesë dhe të shoqërojë gjyqtarët e Kosovës në punën e tyre. Për gati dhjetë vjet, asnjë rast i madh korrupsioni dhe krimi nuk është dënuar as nga gjyqtarët e Kosovës, as nga EULEX-i. Duket se sistemi gjyqësor i Kosovës është i mbingarkuar nga goditjet e pushtetit të mafias të ndryshme politike të vendit. Zyrtarë të lartë të EULEX-it duket se nuk mund t’i rezistojnë mikpritjes shqiptare, apo ryshfetit tepër bujar nga politikanët mafiozë të cilet e kanë zakon t’i ofrojnë nën tavolinë. Pse të jesh viktimë kur mund të jesh bashkëpunëtor? Ata që duhej të sillnin drejtësi, ligj dhe njohuri, kthehen në shtëpi, duke mësuar shumë më tepër sesa kanë transmetuar, dhe si shpërblim duke fituar një portofol të ngarkuar. Nëse përvoja e gjyqtarit Simmons është e pafatë, deklaratat e tij janë vetëm një pemë që fsheh një pyll të madh.
Nëse fajtorët dhe kriminelët nuk dënohen në Kosovë, në të kundërt, janë ata që kërkojnë drejtësi, ata që ngrihen kundër këtij regjimi kriminal, ata që refuzojnë të dorëzojnë, ata të cilët janë të shtyrë nga një dëshirë e thellë për ndryshim në këtë vend, të cilët kthehen në burg për kundërvajtjet që nuk i kanë kryer. Ky vendimi u dha më 17 nëntor, një ditë pas zbulimeve të Simmons-it. Katër të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje u dënuan për terrorizëm : Adea Batusha u dënua me 2 vjet burg, Atdhe Arifi për 6 vjet, Egzon Haliti për 5 vjet dhe Frashër Krasniqi (i zgjedhur deputet me 11 qershor 2017) dënohet me 8 vjet burgim. Dhe ne nuk duhet të harrojmë Astrit Deharin, për të cilin dënimi me vdekje më 5 nëntor 2016, përfundoi me një vetëvrasje në burg ; një rast ende i pazgjidhur. Këto dy gabime gjyqësore që vrasin dhe dënojnë aktivistët filluan që më 5 gusht 2016, kur një shpërthim preku ndërtesën e Parlamentit. « Një tulle e gjysmë dhe katër gjysmëdritareve. » — shkruante Rexhep Qosja. Menjëherë rasti ju faturohet aktivistëve së Lëvizjes Vetëvendosje të cilët akuzohen si fajtorë. Shumë shpejt, gjashtë prej tyre u arrestuan (një prej tyre është liruar). Këto arrestime ndodhin mbas disa protestave të ndryshme popullore, të cilat destabilizojnë regjimin në Kosovë dhe pas përgjimeve telefonike të shefit së grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, përgjime të cilët tregojnë se ky i fundit emëron anëtarë të partisë së tij në postat e lartë shtetërore. Prandaj, këto arrestime synonin vetëm të shkatërronin Lëvizjen Vetëvendosje. Më 17 nëntor, dënimi i katër aktivistëve të rinj ka të njëjtin qëllim, sidomos kur Gjykata Themelore e Prishtinës nuk ka prova, nuk ka dëshmitarë okularë që lidhin aktivistët me sulmin ndaj Parlamentit. Gjykata Themelore e Prishtinës madje dërgoi imazhe FBI-së për të provuar nëse dy nga aktivistët ishin të lidhur me sulmin. Agjencia amerikane ka njoftuar se sipas imazheve që ka, nuk është në gjendje të identifikojë personat e akuzuar. Këto dënime janë vetëm politike, duke ndërhyrë dy ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve komunale. Qëllimi është diskreditimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila gjithashtu mban komunen e Prishtinës dhe ka të ngjarë të fitojë Prizrenin, komunen e dytë më të madhe në vend. (1)
Shqiptarët dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do të pajtohen me këtë vendim. Nëse metodat e këtij regjimi autoritar dhe të korruptuar janë gjithnjë e më shumë të ngjashme me ato të regjimit të Millosheviqit, shqiptarët, të vetmuar edhe njëherë, do të përballen me një aparat shtetëror që bllokon drejtësinë, demokracinë dhe të gjithë qytetarët e tjerë që veprojnë për të mirën e vendit.
Politika dhe drejtësia nuk ekzistojnë në Kosovë. Do të jetë e pamundur të ndërtohet një shtet ligjor dhe demokratik në këtë vend, derisa udhëheqësit politikë-mafiozë do të qeverisin. Nuk ka ndarje të majtës dhe të djathtës në Kosovë, është vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! kundër të gjithë të tjerëve, të cilët kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë e aleancës me njëri-tjetrin. Lëvizja VETËVENDOSJE! akuzohet për dhunë, për radikalizëm dhe për gazin lotsjellës në Parlament. Në të vërtetë, këto mjete janë vetëm përgjigje të urta ndaj metodave virale dhe helmuese të fuqisë kriminale në vend.
(1) Lëvizja VETËVENDOSJE! më në fund arriti të ruante qeverisjen e Prishtinës dhe përveç kësaj fitoi edhe dy komuna të tjera : Dardanë-n dhe komunen e Prizrenit, e dyta më e madhe në vend.
Teksti është i përkthyer nga frengjishtja në shqip nga Kristi Kozma.