A do i lëshoj Qeveria qindra shushunja akoma që të thithin gjakun e organizmit të vendit?

Lavdosh Ferruni
Mjedisi
Published in
3 min readJun 3, 2020

Si rrufe në qiell të pastër ishte shprehja e thënë sot nga kryeministri Rama në paraqitjen e HECit të Skavicës, tek krahasonte HECet e vegjël me shushunjat që thithin gjakun e organizmit të vendit. Ai tha: “ Sigurisht që i jepet fund keqtrajtimit extrem të demtimit të rezervave tëenergjisë së pastër, si rezultat i nje ecje në mënyre të improvizuar dhe copzimit shpesh herë shumë dëmtues i ketij potenciali me ato HECet e vogla që në shumë raste kanë funksionuar si shushunja që thithin pikërisht gjakun e organizmit të vendit, duke lënë shpesh herë toka të tëra pa burimin e nevojshëm ujor, duke lënë shpesh herë komunite të tëra me pamundesinë për të ujitur tokat, si rezultat i tharjes së burimit, duke bërë dëme të mëdha nga pikpamja e ekosistemit.”

Kjo shprehje e kryeministrit do entuziasmonte banorët e këtij vëndi, sidomos ata më të vuajturit që jetojnë në periferi, jashtë vëmëndjës së Qeverisë dhe medias, por në vëmëndje të madhe të pronarve të shushunjave që po i pinë gjakun, së pari, këtyre banorve, por do entuziasmonte dhe gjithë shqiptarët, që e duan natyren e bukur të vendit të tyre.

Por pas valës së parë të entuziasmit dhe reflekton në tablon reale të shushunjave nga Lumi i Cemit në Malsinë e Madhe në Veri e gjatë gjithë zonave malore të vendit deri në Lengaricë të Përmetit e Zhulat të Gjirokastrës janë mbi 100 shushunja që po thithin gjakun e organizmit të vendit dhe rreth 600 të tjera që presin firmën e fundit të kryeministrit për tju lëshuar përrenjve dhe lumenjve të mbetur akoma pa shushunja.

Duke reflektuar nuk mund të mos kujtosh që 2 shushunjat më gjakpirëse që u ngulën në Valbonë, kryeministri i quajti shtajzovalle që do zbukuronin Valbonën.

Shumë banorë të prekur kanë paditur pronarët e shushunjave në gjykatë , ku Qeveria mbron me forcë cdo lloj shushunje, dhe së fundi i mban edhe gjykatat të mbyllura, ndërkohë që shushunjat vazhdonin punën dhe gjatë pandemisë dhe vazhdojnë akoma me intesitet.

Gati 1 vit më parë ministrja Balluku gjoja pezulloi lejet për HECet, e do bënte një skanim total. Rezultati është numuri i HECeve vetëm shtohet.

Nga shumë procese gjyqsore, por edhe nga Kontrolli i i Lartë i Shtetit, që raportoi shkelje prej HECeve mbi 120 milion Euro dhe nga shumë raporte të tjera të publikuara, kudo të gjitha HECet kanë shkelje ligjore të shumta dhe një kontroll normal do conte në ndalim të punës në to, madje ato duhet të dëmshpërblejnë shtetin për barbaritë që kanë bërë. Nëse ndonjë HEC do të gjëndej në rregull në të gjitha detyrimet ligjore do ishte vërtet lajm. Punë shushunjash.

Gjëja më paradoksale që Kryeministri nuk e përmendi në fjalën e tij është se pronarët e shushunjave subvencionohen nga shteti për punën e ththithjes së gjakut të organizmit të vendit.

--

--