Guxim i madh i Edi Rames për lejen e masakrimit të Valbonës dhe injorimin e vendimit gjyqsor

Lavdosh Ferruni
Mjedisi
Published in
2 min readJul 14, 2018

Gjykata e Aplelit e Tiranës morri një vendim, gati surprizues për Shqiptarët, duke ndaluar punimet e ndërtimeve të dy HECeve në Parkun Kombëtar të Valbonës, muajin e kaluar. Vendim shumë i drejtë, pasi ligji ndalon ndërtimin e HECeve në Park Kombëtar. Është vendim surprizues, mbasi është hera e parë, që një koncesion në prag të përfundimit të veprës, të pezullohet vazhdimi i punimeve, si rrjedhoj e padisë të ngritur prej shoqërisë civile dhe për më tepër koncesion dhënë Gener 2, të Bashkim Ulajt, njërit prej pasanikëve të rinj ndër më të mëdhenjtë në vend. Ky vendim krijoi tek shumëkush një emocion pozitiv dhe duke konsideruar lëvizjet në kahun e duhur në reformimin e institucioneve të drejtësisë u krijua ideja, se nuk mund të bëhet abuzim pafund me ligjin, se shoqëria civile mund ti drejtohet gjykatës dhe kauza e mbrojtur prej saj mund të fitoj, dhe se masakra e pandalshme mbi natyrën Shqiptare mund të ndalet. Nga ana tjetër, ajo që rezulton është se forca e zbatimit të ligjit, forca e shtetit është shumë e dobët para pasanikëve të rinj. Shembulli i Valbonës është tepër flagrant. Nuk kemi të bëjmë me bllokim të qarkullimit të farës së padukshme të kanabisit, por me bllokimin e kërkuar nga Gjykata të makinerive të rënda që ulërijnë në mes të qetësisë së Parkut Kombëtar, tubave të mëdhej të zinj, të shtrirë për qindra metra, që po bëhen gati ta fusin Valbonën brenda tyre, betonierat që lëvizin pa pushim, në të vetmen rrugë të Parkut, duke habitur turistët, që janë gjendur në një situatë, që imagjinata e tyre nuk mund ta përfytyronte një përdhosje kësisoj të një Parku Kombëtar. Pyetja që shtrohet është: si ka mundësi, që një drejtor i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik apo Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorrit të një dege apo i qendrës në Tiranë , drejtorët respektivë të policive në Bajram Curr e në Tiranë të jenë akoma në detyrë, ndwrsa nuk zbaohet një vendim i Gjykatës? Kush e amortizon moszbatimin e detyrës prej tyre? Fuqinë dhe guximin për të lejuar vazhdimin e masakrës mbi Valbonë prej Gener 2 mbetet ta ushtroj vetë kryemistri Edi Rama. Vetëm nën mbrojtjen direkt të tij mund të ndodhë një neglizhencë shtetërore e kësaj natyre. Nga një moment i tillë, si ky precedent i Valbonës, natyrshem lind një shqetësim edhe më i madh, që i gjithë mekanizmi i shtetit funksionon në mënyrë antikushtetuese, që kursesi nuk mund të zgjidhen vetëm në rrugë politike.

--

--