Inceneratorët: Qeveria midis realizmit dhe kamuflimit

Lavdosh Ferruni
Mjedisi
Published in
2 min readMay 8, 2020
Interivista 7 Maj 2020

Edi Rama më në fund gjeti median më kritike ndaj tij, TV Syri të jepte lajmin se shkelqimi i inceneratorëve i promovuar fort 3 vite më parë prej tij u shua. Ai tha: “ ….kemi marrë edhe një pjesë të parave të këtyre PPPve të mbetjeve (kupto inceneratorëve) për të financuar paketën e mbështetjes” . Me ligjin e miratuar 20/50 dt 30.04.2020 rreth 6.5 milion EUR hiqen nga kontratat e inceneratorëve të Fierit e Elbasanit.

Realisht ndricimi nga inceneratoret nuk ka ndodhur asnjë ditë. Edhe inceneratori i Elbasanit afati i koncesionit të të cilit mbaron në vitin 2021 nuk ka prodhuar asnjë KW energji elektrike edhe pse u promovua se do furnizonte Elbasanin me energji elektrike me rreth 17 milion KW. Rama do ta ketë kuptuar shpejt këtë pasi e ka hequr prej kohësh nga fjalori i tij termin “incenerator” dhe e ka zevendësuar me termin “impiant” apo “termovalorizator”.

Nuk dihet se ndërhyrja në kontratat e inceneratorëve për zvoglimin e financimit është projektuar kur është kuptuar se koncesioni i inceneratorëve nuk funksionon teknikisht, apo është thjesht presion i shkaktuar nga situata ekonomike e vështirë që ka krijuar pandemia. Duket se pandemia shpejtoi procesin e rishikimit me paksim te buxhetit ne kontrata të inceneratorëve. Natyrisht ndryshimi nuk ka ardhur nga bamirësia e koncesionarëve (koncesionarit), por ndryshimi i projektit ka ardhur, duke hequr dorë nga incenertorët, pasi inceneratorët nuk mund të gjënden e të vihen në punë (sic nuk punon inceneratori i Elbasanit) me cmimin e kontraktuar të incenratorëve në Elbasan e Fier, që është rreth 4 herë më i vogël se cmimi në tregun ndërkombëtar të inceneratorëve. Në këtë situatë nëpërmjet politikës së mbylljes së gojës Qeveria po përpiqe të vazhdoj t të fsheh faktin e dështimit të aferës së inceneratorëve. Mënyra si janë bërë koncesionet e inceneratorëve, të ndarë në 2 blloqe, blloku i landfillit dhe blloku i djegjes së mbetjeve, që mund të funksionojnë pavarësisht nga njëri tjetri i jep mundësi Qeverisë që edhe pse blloku i djegjes (pra inceneratorët) nuk funksionon të mbajë koncesionin në këmbë me bllokun e landfillit, duke e lënë karabinan e inceneratorit thjesht si fasadë. Në rastin më të mirë në Fier blloku i inceneratorit mund të kthehet në impant të përpunimit të mbetjeve organike me teknologjinë e përpunimit anaerobik.

Më e mira që mund të bëj Qeveria është që të njoftoj banorët e terrorizuar të fshatit Vërri dhe fshatrave të tjerë të Fierit e Lushnjës, por edhe gjithë Shqiptarve se nuk do ketë djegje të përqëndruar të mbetjeve, të bëj transparencën me publikun për ndryshimin e 3 koncesioneve të inceneratorëve, Elbasan , Fier dhe Tiranë dhe të vërë para drejtësisë shkaktarët e aferës së inceneratorëve.

--

--