Kemi shpëtuar të paktën 2 herë nga konçesionet shkatërruese të Becchettit-si ai i HECit në Kalivaç dhe incenaratorit të Kasharit.

Lavdosh Ferruni
Mjedisi
Published in
2 min readJul 10, 2020
Becchetti ne masakren e Kalivacit

Në vitin e errët 97 Qeveria Shqiptare i jep konçesion për të ndërtuar hidrocentral të madh mbi lumin Vjosë, me kapacitet 100 MË, i quajtur HECi Kalivacit, biznesmenit të panjojtur Italian Becchetti. Pse Becchettit? Cfare meritash kishte ? Për më tepër do ndërtonte një HEC, për të cilin studimet e inxhinjerëve të talentuar shqiptar para viteve 90 e kishin përjashtuar ndërtimin e HEC në Kalivac, si të papërshtatshëm, veç të tjerave edhe për shkak të prurjes së madhe të sedimenteve të lumit Vjosa. Becchetti, që siç duket e njihte edhe faktin e mosfunksionimit të HECi në këtë vend, bëri një masakër në Kalivaç dhe stopoi punën në pritje të ndonjë manovre për të marrë ndonjë dëmshpërblim shumëfish, nga ndonjë gjyq i mundshëm ndërkombëtar. Në vitin 2004, thuajse ju dha një tjetër koncesion, për të importuar plehra nga Italia për ti djegur në Kashar, llogaritur rreth 70 maune në ditë me plehra që do vinin nga Italia. Madje, për 2 vjet do vinin plehrat nga Italia dhe pas 2 vitesh do fillonte punë djegja në incenerator. Natyrisht e rëndësishme për Becchettin në atë kohë ishte të shkarkonte plehrat e Mafies Italiane në Tiranë. Media atëhere publikonte që Becchetti kishte vetëm 100 Euro në bankë. Fatmirësisht protestat e shoqërisë civile të organizuara në “Grupi për Reagimin Qytetar” ja doli të zmbrapsi kontratën të firmosur deri në atë moment nga 2 ministra.

Ky është Becchetti që njeh shoqëria civile në Shqipëri

--

--