Korsitë e biçikletave një urgjencë në të gjitha rrugët kryesore të Tiranës; në të majtë , në të djathtë apo në qendër .

Lavdosh Ferruni
Mjedisi
Published in
2 min readMay 11, 2020
Rruge pa korsi ne qender te Tiranes

Sot që pati një hapje të jetës në Tiranë menjëherë u dyfishua norma e ndotjes nga grimcat e imta PM 2.5. A do lejohet që Tirana të jetë një nga qytetet me ajër më të ndotur të Europës, sic edhe ka qënë shpesh para pandemisë? Përmendet shpesh këto ditë karantine deshira per tu kthyer në normalitet, por sfida e Botës është për të krijuar një normalitet të ri, dashamirës me mjedisin. Për Tiranën është domosdoshmëri krijimi i një normaliteti të ri, që sintetizohet më së miri me gjënë më të rëndësishme jetsore, ajrin e pastër. Tirana nuk mund të vazhdoj me nivele të ndotjes së ajrit me tejkalim të standarteve, shpesh alarmate.

Niveli i PM 2.5 ne rrugen Zhan D’ark Tirane

Bashkia duhet të ndezi monitorët e matjes së ndotjes së ajrit, të bllokuar qysh në fund të Prillit dhe të marri të gjithë masat për të siguruar në qytet ajër të pastër, detyrimisht në nivel të standarteve Europiane dhe të OBSH (Organizatës Botrore të Shëndetit).

Ilaci më i mirë dhe më i lirë për tu mbrojtur nga ndotja e madhe e ajrit është pikërisht lëvizja me bicikleta në qytet të Tiranës, që duhet brenda qytetit, super të ngjeshur të ketë një tregues më të madh në raport me lëvizjen me makina. Kjo nuk duhet të jetë një tek e kryetarit të bashkisë. Kjo është një domosdoshmëri jetike.

Është e pafalshme që rrugët kryesore të Tiranës, si Rruga Myslym Shyri, Sami Frashëri, Ibrahim Rrugova etj., nuk kanë akoma një një korsi biciklete edhe pse në 2015 Veliaj e pat vënë krijimin e infrastrukturës se bicikletave si prioritet të saj. Ka ecur me ritëm breshke. Dështoi kryetari i Bashkisë edhe me iniciativën, gjithashtu e domosdoshme, të masivizimit të dhënies së bicikletave me qira.

Pandemia i dha mundësinë qytetarëve të Tiranës të kuptojnë se cështë ajri i pastër. Dhe që kjo të garantohet më e rëndësishmja është të kemi më shumë pedonale dhe korsi të dedikuara për bicikletat në të gjitha rrugët kryesore të Tiranës

--

--