Lodrat tek Liqeni dhe lodrat para pallateve “suksesi” më i promovuar i Bashkisë Tiranë.

Lavdosh Ferruni
Mjedisi
Published in
2 min readMay 19, 2020
kendi i Lojrave tek Liqeni, Tirane

Pafundësisht është përmendur si sukses nga Erion Veliaj vepra e Bashkisë e sajimit të një këndi lojrash tek Liqeni, ku spikasin 2–3 gunga në madhësinë e një bunkeri të vogël, mbuluar me bar sintetik, dhe një tren lodër që nuk punoi asnjëherë.

Kend lojrash i ri ne Tirane

Shumë e shumë herë Erion Veliaj është parë nëpër të gjithë TVtë të promovoj punën e madhe të Bashkisë Tiranë në ngritjen e disa këndeve me lodra plastike pranë disa kompleksesh pallatesh.

Asnjëherë që nga viti 2015 kur erdhi në krye të Bashkisë Erion Veliaj nuk ka thënë një fjalë promovuese për qindra pallate të ndërtuar në Tiranë me lejen e tij.

Asnjëherë nuk ka folur Erioni për rritjen e sipërfaqes së gjelbër në qytet në raport me popullsinë, që në vitin 2015 sipas thënies së tij qyteti i Tiranës kishte 1 m2/person gjelbërim , që tani sigurisht është zvogluar edhe më, kundrejt 20–100 m2/person gjelbërim që është ky tregues në kryeqytetet e Europës.

Asnjëherë nuk ka folur Erion Veliaj për ajrin e ndotur, me ndotje dukshëm më të madhe se niveli i standartit të Organisatës Botrore të Shëndetsisë, që thithin fëmijët e Tiranës tek luajnë në këndet e lojrave të ndërtuara e promovuara nga Bashkia. Dhe ky ajër i ndotur ka një burim kryesor, që ka të bëjë me lejet e shumta të ndërtimit të pallateve, në Tiranën super të ngjeshur dhe me gjelbërim më të vogël se 1 m2/person.

Me pallatet që mbijnë si kërpudhat në Tiranë nuk duhet të ndërtohen lodra për fëmijë. Fëmijët nuk duhet të dalin nga shtëpia, në mënyrë që të ruhen nga ndotja e ajrit, që i rrezikon atyre jetën. Kështu pallatet përjashtojnë lodrat.

--

--