Te rinjtë në mbarë Botën, të frymëzuar nga Greta Thunberg kanë dalë në rrugë për ti bërë presion politikës që të veprojnë lidhur me ndryshimet e klimës.

Mjedisi Albania
Mjedisi
Published in
2 min readMar 15, 2019

Grupi “Fridays For Future”, i krijuar në Gusht të vitit të kaluar, pasi Greta Thunberg qëndroi për cdo ditë të shkollës për 3 javë para Parlametit Suedez për të protestuar ndaj mungesës së masave për ndryshimet klimatike njofton se protesta sot zhvillohet në më shumë se 2000 qytete të Botës.

Nxënësit kanë marshuar në rrugët kryesore të qyteteve, por edhe para institucioneve shtetërore për t’u bërë thirrje për veprim të menjëhershëm ndaj gjendjes së klimës sot. Me pankarta në duar, të krijuar nga vetë ata, shprehen se : “Ne të gjithë jemi të frikësuar — të frikësuar dhe të zemëruar se asgjë nuk po bëhet; Kjo krizë nuk po diskutohet pothuajse aq sa duhet … ne e duam atë në titujt kryesorë, e duam kudo.”

Greta Thunberg vetëm 16 vjeçare është nominuar për çmimin Nobel për Paqen, çmimi më prestigjioz në botë.

Çdo të premte, në shi, diell, akull dhe borë, ajo ka dalë në rrugë dhe këtë të premte (15 mars) protesta për mbrojtjen e klimës do të jetë një nga më të mëdha që bota ka parë ndonjëherë, shkruan “Guardian.

--

--