Insajderi është punë insajderi

Valon Badivuku
Shkurt e Shqip
Published in
5 min readMay 2, 2020

Diten e fundit te muajit Prill e lexova per here te pare qe gazeta online Insajderi eshte viktime e sulmit kibernetik.

Si nje njeri kurioz shkova ne ballinen insajderi.com edhe aty ishte lajmi:

Screnshot nga Insajderi.com

Ju njoftojmë se Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi nga 30.04.2020, nuk do të jenë pjesë e Gazetës Online insajderi.com.

Po duket qe dikush ka marre çasje ne databaze dhe e ka shtu kete lajm, apo sikurse nje ka ndodhur nje mosmareveshje e zakoshme ne mes te partnereve te biznesit. Une e vazhdova te lundroj ne twitter ku pash shume lajme me te rendesishme per tu diskutuar, prandaj ky lajm nuk gjasoi sikurse diçka serioze.

Me daten 1 Maj, verejta shume individ qe “kishin denuar” rastin, sikurse sulm ndaj medias se lire. Une klikova perseri ne gazeten insajderi dhe e pash qe eshte nje shrkim i ri nga dikush qe po e menaxhon kete webfaqe.

Mendova mos eshte ndonje sulm kibernetik apo dicka interesante sikurse ne filma, por krejt cka doli ishte ky sqarimi i radhes (shih foto me poshte), qe me la me mendu qe ky tjetersim qenka vepra e nje akteri me casje dhe njohuri per mediumin ne fjale.

SQARIM I DETYRUAR PËR LEXUESIN TONË: INSAJDERI.COM NUK ËSHTË HAKUAR

Sot me 1 Prill shihen 3 adresa te te ndryshme per te ‘njejtin’ medium, dhe ato jane:

insajderi.com (Origjinale, Problemi)
insajderi.net (Hapesire Testuese)
insajderi.org (Emri i ri nga pronaret e INSIDER L.L.C.)

Pasi qe kemi çasje ne 3 faqe te ndryshme me emerimin dhe dizajnin e njejte por lajmet te ndryshme, vendosa me hulumtu kete rast interesant.

Gjate nje hulumtimi te shkurte e gjeta daten kur eshte regjistruar INSIDER L.L.C. ne ARBK nga Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri si partner te barabarte, e cila del te jeteme : 28 Janar 2016.

Ja pse une mendoj qe ky nuk ka qene nje sulm kibernetik nga ndonje hacker mendjendritur por nje shembull klasik i social hack.

Saktesisht ne Tetor 2015, kur insajderi ka ekzistuar veç si ide, pronaret e kane regjistru domain emrin insajderi.com permes nje individi qe sot eshte shkaktar i problemit. Sipas who.is emri insajderi.com eshte regjistruar me daten 29 Tetor 2015 (Pronari Anonim per Publikun).

Jasht temes:
Koha kur ka fillu “boomi i mediumeve online”, para se me dite, i mdh e i vogel qe mundesh me fitu pare nga videot ne youtube e permes klikimeve (reklamave) eshte mendu qe me kriju nje agjencion te lajmeve eshte proces shume i kushtueshem.

Telegrafi.com dhe KosovaPress si pioner te mediumeve online, kane be nje pune shume te mire. Shumica e mediumeve konvencionale nuk e kane kuptu rendesine e mediave online.

Dikur ne fund te vitit 2012, dikush ka fillu me mendu qysh me i influencu lexuesit pa shpenzu shume. Ketu ka fillu tendenca me u kopju telegrafi si biznes, shume here, por si duket nuk ka pase lexues per te mbijetuar me staf te madh.

Dikur rreth 2013, te gjithe ata qe kane provu me kriju media online e kane perjetu krizen e fitimprurjes ekonomike. Ketu ka fillu edhe shitja e ‘Portaleve’ per kompani apo individ me agjenda personale. Kjo e ka nxite industrine e medive online. Cdo gazetar qe ka dite me i shkrujte ‘10 rreshta’, e kane lene punen si gazetar dhe ka synu me fillu nje medium online bashke me shoke. Kjo ka qene edhe fillimi i epokes se Copy+Paste dhe Click Bait-i me te madhe.

Kryesisht kane pase per qellim shitjen emediumit pas 3–5 viteve.

Sot (1 Maj 2020) i gjeta ne ARKB 42 biznese qe fillojne me emrin Gazeta Online — ______ (ploteso hapesiren)

Kthehem ne teme. Une mendoj se insadjeri.com eshte regjistru nga ndonje shok, ose vet punetori i pare qe i ka ndihmu pronareve me fillu biznesin. Si duket, qysh nga 2016 deri me tani, i njejti person eshte marre me gjetjen e Programerave, Dizajnerave, Gazetareve, Mirembajtjen e Serverave, Rrjetet Sociale dhe gjithcka tejter per mediumin. Ndoshta ka pase marreveshje gojore, apo ndonje pritje tjeter te cilen nuk e kane permbushe palet ne mes vete. Nuk mund te spekuloj pasi qe nuk kemi informata per momentin.
* Per ndryshe, nuk e kam idene kush eshte ky person.

Nese pyetni pse? Qysh ka ndodhe? Kam mendu qe kjo eshte gazete serioze?

Personalisht mendoj qe problemi ka fillu me daten 29 Tetor 2015, atehere kur gjithcka ka qene ne regull. Entuziami rreth ide-se me siguri i ka shty qe me regjistru shpejt e shpejte domain-in ne emer te nje individi. Problemi qendron qe domain emri NUK eshte i regjistruar si prone e INSIDER L.L.C. por sikurse prone individuale.

Po e diskutoj kete sepse po e shoh qe kjo eshte nje tradite e te berit biznes ne Kosove. Mungesa e kontratave, regjistrimi i biznesit muaj pasi qe fillon aktiviteti i biznesit bejne me linde probleme si kjo qe e ka Insajderi sot. Me siguri qe eshte fenomen i zakonshem, e nuk po e dij se pse ky rast eshte kaq shume i perfolur!

Megjithate mendoj qe ky problem nuk mundet me u zgjedh nga gjykatat e Kosoves per shkak qe ato nuk kane autoritet mbi domainet.

Pronaret tashme e kane opcionin me e ri-emeru (re-brand) edhe me punu me nje emer te ri, apo me e bo nje marreveshje me personin qe e kane kriju kete problem per te gjetur nje zgjidhje.

Sqarim:

//Une nuk kam punu apo taku me Insajderi.com apo personazhet qe i permenda, asnjehere. Eshte nje nga pak portalet e Kosoves me te cilet nuk kam pasur takime pune. Arsyeja ka qene qe une nuk e kam respektu menyren qysh kane depertu ne treg dhe cfar metoda kane perdore.
- Nese e provoni adresen indeksonline.com (ju do te ridrejtoheni ne insajderi.com) e shihni qe kjo eshte nje lloj mashtrimi i lehte, ne nje treg te vogel si Kosova. Kjo nuk me eshte dukur fer.

//Ky shrkim eshte bazuar ne informatat qe i kame gjete online.

--

--

Valon Badivuku
Shkurt e Shqip

I love creating things. Focused in #Startups #Products #SocialMedia Founder @QyshMe (Acquired by DUA) / @SAPKosova Follow me @valonbadivuku