International Education Week

Java Ndërkombëtare e Arsimit

U.S. Embassy Tirana
4 min readNov 16, 2016

--

Këtë javë, në datat 14–18 Nëntor ambasada amerikane në Tiranë feston Javën Ndërkombëtare të Arsimit (JNA), një nismë e përbashkët e Departamentit të Shtetit dhe Departamentit Amerikan të Arsimit e cila filloi në vitin 2000. Çdo nëntor ambasadat amerikane në mbarë botën, në bashkëpunim me institutet arsimore, festojnë dhe promovojnë të mirat e edukimit ndërkombëtar dhe programeve të shkëmbimit. Tema e këtij viti është “Fuqizimi i të Rinjve nëpërmjet Edukimit Ndërkombëtar”.

Dy nga aktivitetet e organizuara ishin takime në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe Universiteti i New York, Tiranë. Stafi i Zyrës së Marrdhënieve me Publikun u prezantoi një nga programet më të reja “Global UGRAD”, studentëve të vitit të dytë të universitetit. Një numër i madh studentësh morën pjesë dhe treguan interes për t’u shkolluar në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet programeve të shkëmbimit që ofron Departamenti i Shtetit.

Programi Global UGRAD është një nismë e financuar nga Departamenti i Shtetit dhe ofron një semestër studimi në universitete dhe kolegje amerikane për nivelin universitar (pa diplomë).

Është i hapur për të gjitha fushat e studimit. Pjesëmarrësit duhet të regjistrohen (i) të paktën në dy lëndë që kanë lidhje drejtpërdrejt me fushën e tyre të studimit (ii) në një lëndë që ka të bëjë me studimet amerikane, dhe të kryejnë 20 orë shërbim vullnetar.

Për të aplikuar regjistrohuni këtu jo më vonë se data 31 Dhjetor, 2016 ora 05:00 pm.

This week, November 14–18, U.S. Embassy Tirana celebrates International Education Week (IEW), a joint initiative of the U.S. Department of State and the U.S. Department of Education that started in 2000. Every November U.S. Embassies around the world, in partnership with educational institutions, celebrate and promote the benefits of international education and exchange programs worldwide. This year’s theme is “Empowering Youth through International Education.”

Two of the many activities organized were visits to Tirana University, Faculty of History and Philology and New York University. Public Affairs Staff presented one of the newest exchange programs “Global UGRAD” to second year university students. A large number of students attended and showed interest in studying in the United States through the exchange programs that the U.S. Department of State offers.

The Global UGRAD program is a U.S. Department of State sponsored initiative and offers a one semester undergraduate program at colleges and universities across the United States (non-degree study)

It is open to all fields of study. The participants are required to enrol in undergraduate courses (i) at least two major courses and (ii) one in a U.S. studies field, and participate in 20 hours of community service.

To apply, visit and register here no later than December 31, 5pm.

Zbuloni çfarë ka tregon Erisa Murati për përvojën e saj në programin Global UGRAD në Universitetin Shtetëror të Kansas.

Find out what Erisa Murati has to say about her Global UGRAD experience at Kansas State University.

Florjan Muhaj, student në programin Global UGRAD ndan përvojën e tij të mrekullueshme në Universitetin e Wyoming, Laramie.

Florjan Muhaj, Global UGRAD fellow shares his amazing experience at the University of Wyoming, Laramie.

--

--

U.S. Embassy Tirana

The official Medium channel of the US Embassy Tirana, Albania.