Modeli i Stock-to-Flow per asetet e nderlidhura me Bitcoin.

Besi
7 min readMay 24, 2020

--

Perkthimi ne Shqip i “Bitcoin Stock-to-Flow Cross Asset Model” .

Autori i ketij publikimi PlanB@100trillionUSD .

Prezantimi

Modeli i Stock-to-Flow i Bitcoin eshte publikuar ne Mars 2019 [1] .

Modeli origjinal i BTC S2F është një formulë e bazuar në të dhënat mujore S2F dhe te dhenave te çmimit. Meqenëse pikat e të dhënave indeksohen sipas radhës kohore, është një model i serive kohore. Ky model eshte marrë ne konsiderate nga analistë kuantitativë në të gjithë botën. Shumë prej tyre kanë verifikuar marrëdhëniet jo-spekulative midis S2F dhe çmimit te BTC [2] [3].

Modeli Aktual i Bitcoin S2F
Modeli Aktual i Bitcoin S2F

Nëse nuk jeni të njohur me modelin S2F, ju rekomandoj që të lexoni artikullin origjinal pasi shpjegon kontekstin dhe terminologjinë.
Në këtë artikull, autori analizon themelet e modelit aktual S2F duke eleminuar ndryshoren e kohës dhe duke shtuar asete të tjera si argjendi dhe ari në model.

Ai e quan kete model të ri: modelin e aseteve të nderlidhura BTC S2F (S2FX).

Modeli S2FX mundëson vlerësimin e aseteve të ndryshme si argjendi, ari dhe BTC me një formulë.

– Së pari, ai përshkruan konceptin e tranzicionit te fazes, pasi prezanton një mënyrë të re të të menduarit rreth BTC dhe S2F. Kjo shpjegon pse modeli S2FX është i rëndësishëm.
– Së dyti, ai përshkruan modelin S2FX, si funksionon dhe çfarë kuptimi kanë rezultatet.

Tranzicionet Fazore

Tranzicionet Fazore janë një perspektivë e rëndësishme për të kuptuar modelin S2FX. Gjatë tranzicionit fazor, gjërat marrin veti krejtësisht të ndryshme. Tranzicionet janë shpesh të çuditshme.

Tre shembuj të tranzicionit fazor janë:

  1. Ujë
  2. Dollari amerikan
  3. BTC

1.Ujë

Shembulli klasik i tranzicionit fazor është uji. Uji ekziston në katër faza (gjendje) të ndryshme: të ngurta, të lëngshme, gaz, jonizues. Te gjitha jane uje, por uji ka veti krejtësisht të ndryshme në secilën fazë.

Gjendje te ndryshme ne temperatura te ndryshme

2.Dollari Amerikan

Tranzicionet fazore janë gjithashtu të pranishme edhe në financë.

Për shembull, Dollari amerikan ka kaluar nga monedha e arit (Një dollar = 371.25 kokrra argjendi të pastër = 24 kokrra ari), në letër të mbështetur nga ari (“Në monedhën e artë që paguhet për mbajtësin kur kërkohej”), aktualisht në letër të mbështetur nga asgjë (“Kjo letër shërben si tender ligjor për të gjitha borxhet, publike dhe private”).

Edhe pse ne vazhdojmë ta quajmë Dollar, Dollari ka veti krejtësisht të ndryshme në këto tre faza.

3.Bitcoin

E njëjta gjë është e vërtetë për Bitcoin. Nic Carter dhe Hasu tregojnë në studimin e tyre për vitin 2018 si ndryshuan narrativat e BTC me kalimin e kohës [4].

Këto narrativa të BTC duken shumë të vazhdueshme në grafike. Sidoqoftë, nëse i kombinojmë narrativat me arritjet financiare (dhe më vonë S2F dhe të dhënat e çmimeve), ato duken shumë si faza me tranzicione më të papritura:

  1. “Proof of concept” -> “Vërtetim i konceptit” -> pas Bitcoin Whitepaper
  2. “Payments” -> “Pagesat” -> pas barazisë së dollarit (1BTC = $ 1)
  3. “E-Gold” -> pas halving të 1-të, pothuajse barazoi arin (1BTC = 1 ounce ari = 28 gram ari )
  4. “Financial asset” -> “Aset Financiar” pashalvingtë 2-të ( 1B $ transaksione ne dite si moment historik, mbeshtetje ligjore në Japoni dhe Australi, tregtimi si FuturesCME dhe Bakkt)

Këto tre shembuj të tranzicionit fazor si ujë, Dollari amerikan dhe Bitcoin ofrojnë një perspektivë të re për BTC dhe S2F. Eshtë e rëndësishme të mendoni jo vetëm në lidhje me seritë e vazhdueshme kohore, por edhe në fazat me tranzicion të papritur.

Në zhvillimin e modelit S2FX, autori e sheh BTC-në në çdo fazë si një aset të ri, me veti krejtësisht të ndryshme. Një hap tjetër logjik është identifikimi dhe përcaktimi i sasisë së tranzicionit të fazës se BTC.

BTC S2F Modeli i Aseteve te nderlidhura (S2FX)

Grafiku më poshtë tregon vlerat mujore të BTC S2F dhe të dhënave e çmimit të përdorura në modelin origjinal S2F. Dikush mund të identifikojë vizualisht katër grupime.

Këto katër grupime mund të tregojnë vërtet tranzicionet fazore.
Sasia e këtyre grupimeve mund të bëhet duke minimizuar distancën midis të dhënave mujore të BTC dhe grupimeve. Autori përdor një algoritëm gjenetik (duke minimizuar distancën absolute) për të matur katër grupime. Studime te ardhshme mund të përqëndrohen në algoritme të ndryshme grumbullimi ( k-do të thotë algoritem).

Secila prej katër grupimeve të identifikuara të BTC ka një kombinim shumë të ndryshëm të vlerës së tregut S2F që duket se është në përputhje me halving dhe ndryshimin e narrativave të BTC.

  1. BTC “Proof of concept” (S2F 1.3 dhe vlera e tregut $1M)
  2. BTC “Payments” (S2F 3.3 dhe vlera e tregut $58M)
  3. BTC “E-Gold” (S2F 10.2 dhe vlera e tregut $5.6B)
  4. BTC “Financial asset” (S2F 25.1 dhe vlera e tregut $114B)

Si uji dhe dollari amerikan, këto katër grupime te BTC përfaqësojnë katër asete të ndryshme, ku secila ka narracion dhe karakteristika të ndryshme. BTC “Proof of concept” me S2F 1.3 me vetëm prej 1 milion $ vlere tregu është një veti krejtësisht e ndryshme sesa BTC “Financial asset” S2F 25 me vlerë të tregut 114B $.

Me perspektivën e tranzicionit fazor të grupimeve të BTC si pasuri të ndryshme, tani mund të shtohen asete të tjera si argjendi dhe ari në kete model. Kjo e bën atë një model të vërtetë të aseteve te nderlidhura ose kryqezuara.

Për argjendin dhe arin autori përdor numrat e stokut dhe fluksit nga analiza e fundit e Jan Nieuwenhuijs [6] dhe ultimo dhjetor 2019 me çmimet nga TradingView.

5. Argjend S2F 33.3 (900,000/27,000 ton) dhe vlere marketi $561B

6. Ari S2F 58.3 (190,000/3,260 ton) dhe vlere marketi $10,088B

Grafiku tregon katër grupimet e përcaktuara te BTC (plus të dhënat origjinale mujore të Bitcoin për kontekst), argjendin dhe arin te cilat formojnë një vijë të drejte të përsosur .
Autori përdor analizën e regresionit për të bërë modelin S2FX. Vini re se një ndryshim te madh me modelin origjinal S2F është se ai përdor s2F te argjendit dhe arit dhe të dhënat e vlerës së tregut në analizën e regresionit. Modeli S2FX tregon një marrëdhënie domethënëse midis S2F dhe vlerës së tregut të këtyre gjashtë aseteve (koeficientët e ulët të p-Valutave dhe koeficientëve te ulët të p-Valutave) me një përshtatje të përsosur (99.7% R2).

Formula e modelit S2FX mund të përdoret për të parashikuar vlerën e ardhshme te tregut të fazës dhe grupit të BTC (BTC S2F do të jetë 56 në vitin 2020–2024):

Vlera e tregut = exp (12.7598) * 56 ^ 4.1167 = 5.5T $.

Kjo do te thote se 1 BTC = 288.000 $ duke marrë parasysh 19 milion BTC në vitin 2020–2024).

Parashikimi i çmimit të BTC është dukshëm më i lartë se $ 55K në studimin origjinal. Vini re se modeli S2FX është një hap i parë që nuk është analizuar dhe rishikuar ende nga të tjerët.

Megjithëse gjashtë vëzhgime janë të ulta, autori vlerëson rezultatet e modelit S2FX si një hipotezë pune, si modeli S2F. Studimi i ardhshëm mund të përqendrohet në shtimin e më shumë aseteve në analizë. Sidoqoftë, shumica e aseteve kanë vlera të ulëta S2F (≤1) dhe për këtë arsye nuk janë interesante. Prsh, diamantet kanë një S2F të lartë, por kanë një vlerësim shumë kompleks (të përafërt / prerë, karat, ngjyra të ndryshme dhe shkëlqim etj).

Modeli origjinal S2F bën një parashikim që eshte jashtë intervalit të të dhënave të përdorura për të bërë model.

Modeli i ri S2FX bën një parashikim që eshte brenda intervalit të të dhënave të përdorura për nxjerrjen e formulës.

Shembull i interpolimit (majtas) dhe ekstrapolimit (djathtas) — të dhënat në vijë blu, e zezë model, pika e kuqe është parashikimi.

Përfundim

Në këtë artikull autori analizon bazën e modelit aktual S2F duke hequr kohën dhe duke shtuar asete të tjera (argjendi dhe ari) në model duke e quajtur këtë model të ri : Modelin e aseteve të nderlidhura BTC S2F (S2FX).

Modeli S2FX mundëson vlerësimin e aseteve të ndryshme si argjendi, ari dhe BTC me një formulë.
Autori shpjegon konceptin e tranzicionit fazor te cilat prezantojnë një mënyrë të re të të menduarit rreth BTC dhe S2F te cilat e cuan në modelin S2FX.

Formula e modelit S2FX ka një përshtatje të përsosur për të dhënat (99.7% R2).

Modeli S2FX parshikon një vlerë të tregut të fazës/grupit të ardhshëm BTC (BTC S2F do të jetë 56 në vitin 2020–2024) prej 5.5T $. Kjo përkthehet në një çmim BTC (duke marrë parasysh 19 milion BTC në vitin 2020–2024) prej 288K $.

Analizimi i fakteve të njohura nga studimi origjinal S2F, modeli S2FX ofron një mënyrë të re të të menduarit për kalimin e BTC në fazën e pestë : Institucionalizimi.

Referime :

[1] PlanB@100trillionUSD, Modeling Bitcoin’s Value with Scarcity, Mar 2019

[2] Nick Emblow, Falsifying Stock-to-Flow As a Model of Bitcoin Value, Aug 2019

[3] Marcel Burger, Reviewing “Modelling Bitcoin’s Value with Scarcity”, Sep 2019

[4] Mannuel Andersch, Is Bitcoin outshining gold?, Sep 2019

[5] Nick Emblow, Stock-to-Flow Influences on Bitcoin Price, Mar 2020

[6] Nic Carter, Hasu@Hasufl, Visions of Bitcoin — How major Bitcoin narratives changed over time, Jul 2018

[7] https://bitcoin.org/bitcoin.pdf — Satoshi Nakamoto, 2008

[8] Jan Nieuwenhuijs, How Much Silver Is Above Ground?, Dec 2019

--

--